Adrian Leka, avokati i kryetarit te Bashkise se Lezhes, Fran Frrokaj, u shpreh sot per mediat se masa e arrestit me burg qe u dha ne fillim ishte sipas tij “nxitim i gjykates e cila me pas reflektoi”.
“Nuk ka prova qe e implikojne kreun e bashkise, pasi njesia vendore nuk shperndan tapi. Do ta apelojme vendimin ne gjykaten e Apelit ne Shkoder pasi jemi te bindur per pafajsi.
Nuk mendoj se prokuroria ka vepruar politikisht, por pershpejtimi per arrestimin e tij pa marre me pare ne pyetje, le shume per te dyshuar”, tha Leka.
Frrokaj se bashku me te gjithe punonjesit e tjere te bashkise, arrestuar pak dite me pare u liruan te henen nga gjykata me masen e sigurimit “arrest shtepie”.


