• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Avokates në Tiranë i djegin makinën, zbardhen dëshmitë në polici
Home
Aktualitet
Kronikë

Avokates në Tiranë i djegin makinën, zbardhen dëshmitë në polici

14 November, 2017 k.autor Kronikë

Makina e një avokateje është djegur pjesërisht në mesnatë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Medar Shtylla”, pranë zonës së “Komunës së Parisit”, në Tiranë, shkruan “Panorama”.

makina

Automjeti tip “Mercedes-Benz A Class”, me targë AA 234 IA, në pronësi të avokates, G.M., ka qenë i parkuar në hapësirën mes pallateve të një blloku banimi në momentin që është konstatuar zjarri. Dëshmitarët, sapo kanë parë flakët kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësit.

Të parët që kanë ndërhyrë për të shuar flakët kanë qenë punëtorët e një picerie dhe pronari i një dyqani pranë vendit të ngjarjes. Më pas, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe shërbimet e Komisariatit nr.2, që kanë kryer veprimet e para hetimore.

Fillimisht u dyshua për ndonjë ngjarje aksidentale, për shkak të ndonjë defekti elektrik të mjetit. Por, nga këqyrja e makinës, u konstatua se vatra e zjarrit ishte në pjesën e pasme të mjetit, konkretisht në gomën e anës së djathtë.

NGJARJA

Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës duke gdhirë dita e enjte, në rrugën “Medar Shtylla”. Pas shuarjes së zjarrit, kanë nisur veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vatra e zjarrit.

Më pas janë marrë në pyetje pronarja e mjetit, avokatja me iniciale G.M., si dhe bashkëshorti i saj. Burimet thanë se është marrë në pyetje edhe vëllai i avokates, 28-vjeçari me iniciale K.M., i cili në ndonjë rast e përdorte këtë makinë.

Megjithatë nga deklarimet nuk ka rezultuar se këta persona kanë ndonjë problem personal, qoftë me banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, apo edhe me persona të tjerë. Një nga pistat ku po hetohet aktualisht ka të bëjë me detyrën e pronares së automjetit.

DESHMITE

Të afërmit e avokates, së cilës iu dogj makina, treguan dje për gazetën “Panorama” se fillimisht flakët janë shuar nga punëtorët e një picerie që ndodhet pranë vendngjarjes. Më pas aty kanë shkuar edhe zjarrfikësit dhe forcat e Policisë.

“Fakti që makina ka marrë flakë shumë shpejt dhe në pjesën e pasme, afër gomës nga krahu serbratorit, jemi të bindur që ka qenë zjarrvënie e qëllimshme, që synonte shpërthimin e makinës”, shprehen familjarët e avokates.

Ata tregojnë se të njëjtat pretendime i kanë ngritur edhe në Polici, në momentin që kanë dhënë deklarime për ngjarjen.

“Ajo që ne mendojmë është faksi se kjo ngjarje është ose akt frikësues, ose hakmarrës nga njerëz të pakënaqur për ndonjë çështje të vjetër, pasi kjo është makina që G.M. përdorte për të shkuar në punë”, shprehen ata.

Ndërsa ngrenë dyshime për veprimet e kryera në vendin e ngjarjes, pasi sipas tyre deri tani nuk janë verifikuar as kamerat e sigurisë së lokaleve dhe as nuk janë marrë në pyetje dëshmitarët, së paku ata që shuan zjarrin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kush është Fatos Kaja, nënprefekti i Tiranës i arrestuar për falsifikim dokumentash (FOTO)
Previous article Flet "Doktori" i Portokallisë: Ju tregoj për grindjet brenda stafit!

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT