• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AVOKATE FALS NGA SHTETI? Nxjerr të rinjtë nga burgu, por akuzohet se u mori 6 mijë euro. Si e mashtroi emigrantin shqiptar
Home
Aktualitet
Kronikë

AVOKATE FALS NGA SHTETI? Nxjerr të rinjtë nga burgu, por akuzohet se u mori 6 mijë euro. Si e mashtroi emigrantin shqiptar

2 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Ardhja me pushime duket e i ka kushtuar shtrenjtë një emigranti shqiptar që punon dhe jeton në Britani. Në afërsi të “Arena”-s, D.I., së bashku me një shok, thanë të provojnë hashash dhe e blenë krejt lehtësisht.

Por sapo kanë krijuar cigaren aty pranë, ia ka behur policia me një patrullë dhe dy të rinjtë u shoqëruan në komisariat. Kështu nis historia e djalit nga Tirana, që më pas është bërë shkak që të fillojë një hetim ndaj një avokateje, e cila u paraqit menjëherë.

Teksa të riut po i pritej një fletë-arresti për shpërndarje droge, ajo i garantoi mbrojtje. “Policia e peshoi cigaren dhe konstatoi se hashashi ishte 0.3 gramë”, – thotë në kallëzim i riu D.l.

Sipas të riut që jeton në Britaninë e Madhe, avokatja i siguroi atij dhe shokut të tij, J.I., se do t’i përfaqësonte në gjykatë e do t’i lironte, por me kushtin që ata duhet të paguanin nga 1 mijë euro.

Sipas të dhënave të Gazetasi.al, pas arrestimit, dy të rinjtë dolën përpara gjykatës në datën 23 janar 2022 dhe aty trupa shpalli për secilin masën e detyrimit me paraqitje.

Por kur ka dalë jashtë qelisë, i riu është përballur me një surprizë tjetër. Teksa i duhej të largohej në Angli dhe i kushtëzuar nga vendimi i gjykatës për t’u paraqitur dy herë në muaj pranë prokurorisë, kushërinjtë e tij i komunikuan: avokatja na kërkoi 6 mijë euro dhe ne ia dhamë.

Policia i thotë Gazetasi.al se denoncuesi pretendon që të afërmit tërhoqën në dy raste këstet e kërkuara në vlerën me nga 3 mijë euro dhe ia dhanë.

Denoncuesi i thotë Gazetasi.al, se i nxehur, ai ka kërkuar takim me avokaten, herë duke i shkruar në telefon, e herë në rrjetet sociale. Në përfundim, ajo është bindur që t’i ktheje shumën që i kishin paguar të afërmit e emigrantit.

“U habita edhe unë edhe shoku im që u arrestua me mua, sepse ne ramë dakord që ta paguanim me nga një mijë euro dhe jo 6 mijë euro dhe po iu vendos me procesverbal dërgesat e parave, por edhe çfarë i kemi shkruar, pasi ajo nuk na e hap më telefonin”, thotë i riu.

Policia përshkruan se pas këtij pretendimi, mori në pyetje avokaten, e cila hedh poshtë çdo pretendim të të rinjve. “Isha avokate kryesisht e caktuar dhe kur më pyetën për pagesën, iu thashë që jam avokate falas nga shteti. Ishin të kënaqur me mbrojtjen dhe kur dola, njoftova familjarët që po prisnin se do të dilnin pas pak. Më ftuan për drekë, por nuk pranova se kisha fëmijën e vogël me temperaturë”, – këmbëngul avokatja.

Sipas policisë, ajo detajon se të afërmit e dy të arrestuarve u shqetësuan teksa po prisnin lirimin e dy të rinjve dhe kanë nisur ta bezdisin në telefon.

“E kisha telefonin pa zile, pasi kisha vajzën pa qejf, – justifikohet avokatja, – ndaj dhe nuk e kisha dëgjuar. Sapo kjo u bë e mundur, i telefonova dhe i pyeta çfarë i shqetësonte dhe më treguan”.

Avokatja kujton se vrapoi në polici dhe atje i komunikuan se po i vononin, pasi klienti i saj kishte ‘esxpuls’ dhe po verifikohej.

Sipas burimeve të Gazetasi.al, avokatja hedh poshtë të jetë paguar, madje sipas saj, ajo nuk piu asnjë kafe prej tyre për t’u qerasur.

Megjithatë, policia shton se ka kërkuar informacion nga gjykata për mbajtjen e seancave gjyqësore, por edhe qëndrimin që ka mbajtur avokatja, për të kuptuar nëse ka apo jo veprim korruptiv ndaj dy klientëve, megjithëse ajo paguhet nga shteti si avokate falas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E PJESSHME/ 11 parti paraqitën kërkesën për të garuar më 6 mars, KQZ miraton të gjitha subjektet politike
Previous article "E KISHA GATI PËRGJIGJEN, DO E PICKOJA SHUMË FORT"/ Iliri për Donaldin: Më pyeti si u ndjeve kur tradhtove gruan

Delo.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT