• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AVOKATE ERIDA SKËNDAJ: Procesi i Vettingut nuk është transparent. Ja ku çalon
Home
Aktualitet
Drejtësi

AVOKATE ERIDA SKËNDAJ: Procesi i Vettingut nuk është transparent. Ja ku çalon

2 January, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

2018 sipas një vendimi të kabinetit Rama është shpallur si viti i Skënderbeut, por përveç kësaj ky vit pritet të jetë edhe viti i Vettingut.

Kur komisioni i pavarur i kualifikimit parashikon të nise seancat degjimore për 57 gjyqtarët dhe prokurorët e parë në fillim të muajit shkurt, Komiteti Shqiptar i Helsinkit është ankuar pranë komisionerit për të drejtën e informimit për katër organet ndihmëse për procesin e vettingut.

Drejtoria e sigurimit të informacionit të klasifikuar, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Inspektoriati i Larte i Deklarimit të pasurive dhe Prokuroria e Përgjithshme janë paditur pranë komisionerit, i cili sipas këtij njoftimi zyrtar ka zhvilluar seancen e parë mes paleve.

Shkak i ankimimit eshte bere heshtja e këtyre katër organeve ndihmëse për të marrë përgjigjje statistikore mes të tjerash, se sa është numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që paraprakisht konsiderohen të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën dhe sa prej tyre kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë me krimin e organizuar?

Erida Skëndaj thotë se ky informacion nuk është i klasifikuar përderisa nuk kërkohen të dhëna mbi emrat konkretë të gjyqtarëve dhe prokurorëve

“Publiku duhet të informohet në mënyrë profesionale. Duke qenë se organet kryesore kanë filluar punën ne iu drejtuam organeve ndihmëse. Një pjesë e mirë e këtyre organeve iu shmangën informacionit kryesor dhe më konkretisht sa prej këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kaluar testin për pasuritë profesionalin apo për pastertinë e figurës, në vlerësimin tonë këto të dhëna duhet të jenë publike”, tha kreu i KSHH, Erida Skëndaj.

Por ku bazohet Komiteti Shqiptar i Helsinkit në këtë kërkesë?

“Ne bazohemi në ligjin e vettingut dhe në mënyrë të veçantë në ligjin për të drejtën e informimit, sepse statistika nuk përbën kufizim”, tha Skëndaj.

Aktualisht komisioni i pavarur i kualfikimit po kalon në sitë relacionet e të gjitha këtyre organeve që kanë dorëzuar të dhënat për secilin subjekt që do të kalojnë në sitë pasuritë, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale. Ndërkohë megjithë publikimin e një formulari nga ana e KPK ku ftohet edhe publiku të denoncojë, siç thonë burimet e Top Channel qytetarë të shumtë janë ankuar pranë këtij institucioni për vendime të padrejta sipas tyre. Pavarësisht pritshmërive të larta askush nuk ka denoncuar deri më tani me provë një rast kur të ketë paguar lekë, ose të tregojë të dhëna për pasuritë e njerëzve të drejtësisë.(TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pse femrat e falin tradhtinë ndërsa meshkujt jo?
Previous article “Pëllëmbë dhe bankë”, Shqipëria shënon nivelin me të lartë të prezencës së bankave të huaja në rang global

Redaktor2

Postime të ngjashme

"JAM SËMURË, PO MARR SËRUM NË QSUT"/ Dalin detaje nga zhdukja misterioze e Eglant Koçit Aktualitet

"JAM SËMURË, PO MARR SËRUM NË QSUT"/ Dalin detaje nga zhdukja misterioze e Eglant Koçit

TRAFIK ARMËSH NË MES TË TIRANËS/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve Aktualitet

TRAFIK ARMËSH NË MES TË TIRANËS/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve

ZBULOHET NJË CALL CENTER NË KRYEQYTET/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës Aktualitet

ZBULOHET NJË CALL CENTER NË KRYEQYTET/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT