• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AVIONË, ANIJE E BLINDA/ Ministria e Mbrojtjes njofton ankandin. Ja vlera fillestare
Home
Politikë

AVIONË, ANIJE E BLINDA/ Ministria e Mbrojtjes njofton ankandin. Ja vlera fillestare

18 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Ministria e Mbrojtjes ka vendosur së fundmi të shpallë një ankand që ka në objekt shitjen e avionëve, anijeve apo mjeteve të blinduara për skrap. Në dokumentin e bërë publik nuk jepen detaje sa sa është sasia e mjeteve që do të shiten por duke i ndarë në kategori vihen re katër të tilla. Vlera fillestare me të cilën do të dalin në shitje këto objekte është mbi 166 milionë lekë apo pak më shumë se 1.5 milionë dollarë.

Ilustruese
Ilustruese

“Objekti i shitjes përbëhet nga anije, avionë, mjete të blinduara, armatim, mjete dhe agregate për skrap. Artikujt objekt ankandi përpara shitjes duhet tu nënshtrohen proceseve të shkatërrimit në zbatim të udhëzimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA nr. 9009, datë 13.10.2010 “Për procedurat e çmilitarizimit, çmontimit e shkatërrimit të armëve, teknikës luftarake dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura”. Artikujt objekt ankandi shiten në gjendjen që janë (të çmilitarizuar) dhe procesi i shkatërrimit është përgjegjësi e blerësit. Autoriteti shitës do të lejojë daljen nga repartet ushtarake ku ruhen materialet, vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i shkatërrimit në përputhje me udhëzimin e sipërcituar” thuhet në dokumentin e shpallur nga Drejtoria e Përgjithshme Ekonomike e Shërbimeve Mbështetëse pranë Ministrisë së Mbrojtjes .

Referuar ndarjes në lote të procedurës thuhet se në kategorinë e parë “mjete të blinduara armatim dhe element të tyre” metali në përbërje është çelik dhe vlera fillestare e ankandit nis nga 78.6 milionë lekë. Në grupin e dytë “mjete ajrore”  metali është çelik dhe duralumin 150 ton me një vlerë 21 milionë lekë.

Në grupin e tretë janë “mjete dhe pajisje detare” ku në përbërje ka çelik, bronz në një masë më të vogël dhe alumin me një vlerë totale si lot prej 27 milionë lekë. E fundit është kategoria e pajisjeve agregate tokësore ku ka çelik, bakër dhe alumin me një vlerë fillestare për ankandin 38.5 milionë lekë. Në të gjitha rastet vlera nuk përfshin tatimin mbi vlerën e shtuar. Ofertat  duhet që të dorëzohen brenda datës 22 tetor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIMËKËMBJA E INDUSTRISË/ Rama publikon videon: Kemi rritur punësimin dhe ekonominë lokale e kombëtare
Previous article OSHEE BËN PUNIME/ Ja zonat në TIRANË që nuk do të kenë drita sot

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT