• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“AVENTURA E ESKOBARIT MORI FUND”/ Reuters: I akuzuari si “Zot i drogës” dorëzohet në polici
Home
Breaking News

“AVENTURA E ESKOBARIT MORI FUND”/ Reuters: I akuzuari si “Zot i drogës” dorëzohet në polici

16 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Agjencia e Britanike e lajmeve, Reuters i ka kushtuar një shkrim dorëzimit dhe arrestimit të Klement Balilit ditën e sotme në policinë shqiptare.

Në shkrimin dedikuar Balilit, Reuters shkruan ndër të tjera se ai është cilësuar si “Zot i drogës”

Balili-ok-634x450

“Klement Balili kishte shmangur kapjen që nga maji i vitit 2016, falë rrjetit të tij të mbështetjes në zonën jugore bregdetare të Sarandës dhe lidhjeve të dyshuara politike, duke hedhur dyshime mbi vendosmërinë e Shqipërisë, anëtare e NATO-s në luftimin e bosëve të mëdhenj të krimit”, shkruhet më tej në shkrim.

SHKRIMI I PLOTË

Një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Shqipëri u dorëzua në polici të martën pas pothuajse tre vjetëve në arrati me akuza për trafik të narkotikëve në Greqinë fqinje.

Klement Balili kishte shmangur kapjen që nga maji i vitit 2016, falë rrjetit të tij të mbështetjes në zonën jugore bregdetare të Sarandës dhe lidhjeve të dyshuara politike, duke hedhur dyshime mbi vendosmërinë e Shqipërisë, anëtare e NATO-s në luftimin e bosëve të mëdhenj të krimit.

Në shkurt 2017, presioni nga vendet e saj aleate perëndimore detyruan Shqipërinë të mbledhë këshillin e sigurimit për ta kthyer kapjen e Balilit në prioritet që kur rrethi i tij i drogës u përhap në territorin e vendeve fqinje dhe aleatëve të NATO-s.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u tha gazetarëve se arrestimi i Balilit nga policia shqiptare, e cila kishte organizuar më shumë se dhjetëra operacione të dështuara për ta kapur atë, kishte bërë një “kërcim historik” në tejkalimin e “dështimit” të tyre për të kapur bosin e mëdhenj të krimit.

“Dorëzimi i tij ishte rezultat i një operacioni të thellë, të gjerë dhe kompleks në bashkëpunim me partnerët e Shqipërisë”, tha Lleshaj,

I pyetur se çfarë i ishte ofruar Balilit për t’u dorëzuar, Lleshaj tha: “Sigurimi i një procesi të drejtë ligjor”.

Apelet e vazhdueshme të ish-ambasadorit amerikan Donald Lu për të kapur Balilin e shtynë Kryeministrin Edi Rama të thërrasë policinë për të siguruar që ai do ishte në paraburgim para se zëvendësuesi i Lu të mbërrijë.

Balili mohoi çdo përfshirje dhe u shfaq publikisht kur policia greke, duke punuar me DEA-n amerikane, e akuzoi atë për transportimin e 700 kg kanabis në Greqi. Sidoqoftë, ai shpejt mori arratinë.

Avokati grek i Balilit pretendoi se Greqia kishte ngritur një çështje delikate kundër tij dhe avokati i tij shqiptar Theodhori Sollaku tha të martën se provat ishin të dyshimta.
Balili, 48 vjeç, drejtonte Drejtorinë e transportit të Sarandës, e gjithashtu zotëronte një hotel luksoz bregdetar dhe kishte një pjesë në një tjetër, deri në fillim të vitit 2016.

Ai kishte lidhje politike me Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila ishte një partner i vogël në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga Partia Socialiste nga 2013-17, kur Rama hoqi dorë prej tyre për të fituar një mandat pa aleatë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRUAJA ARRESTOHET/ Fshehu 4 orë Rolex të vjedhura në vendin "enigmatik"
Previous article U MARTUA NË FSHEHTËSI ME MOZZIKUN/ Loredana tregon për herë të parë unazën mbresëlënëse (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari Aktualitet

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT