• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
AUTOSTRADA TIRANË-DURRËS/ Rruga e “artë” dhe interesi i të huajve
Home
Ekonomi

AUTOSTRADA TIRANË-DURRËS/ Rruga e “artë” dhe interesi i të huajve

6 November, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Trafiku në rrugën Tiranë-Durrës pritet të dyfishohet brenda 20 viteve të ardhshme deri në mbi 100 mijë mjete në ditë, duke sjellë më shumë të ardhura për privatin nëse qeveria do e japë me koncesion.

Top Channel publikon projektin e kompanisë italiane Spea, i cili, përveç studimit teknik, ka bërë edhe matjet se si do të ndryshojë trafiku gjatë dy dekadave në vijim.

Sipas projektit, në vitin 2015 trafiku mesatar në rrugën Tiranë-Durrës ishte 46 mijë e 200 mjetë në ditë. Por, kjo shifër rritet nga viti në vit, veçanërisht pas zgjerimit të superstradës edhe me një korsi shtesë në secilin krah. Sipas parashikimeve të ekspertëve të SPEA-s, në vitin 2020 qarkullimi ditor në rrugën Tiranë-Durrës do të arrijë në 62 mijë mjete, ndërsa në vitin 2040 shifra pritet të arrijë në 102 mijë mjete në ditë.

Me këtë trafik, koncesioni i rrugës Tiranë-Durrës shndërrohet në një biznes me vlerë totale të ardhurash që mund të arrijë mbi 1 miliard euro e gjysmë për 30 vitet e jetëgjatësisë së tij. Në studimin e fizibilitetit është parashikuar që tarifa e kalimit në rrugë të jetë 2 euro për mjetet e vogla dhe 5 euro për ato më të rënda.

Qeveria ka nisur procedurat e shqyrtimit për një ofertë të pakërkuar nga një grup indian i përfaqësuar nga dy kompani vendase, Albstar dhe Trema. Në ofertë dy kompanitë parashikojnë zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës me fondet e tyre dhe në një fazë të mëvonshme ndërtimin e autostradës nga Kashari në Rrogozhinë.

Ministria ka deklaruar se propozimi i pakërkuar është ende në fazë shqyrtimi dhe nuk ka asnjë vendim nëse do të miratohet apo jo. Por, gjasat janë që Tiranë-Durrës të shndërrohet në aksin e dytë, pas Rrugës së Kombit, ku qytetarët do të duhet të paguajnë për të kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZOTAT" E FABRIKËS MË TË MADHE TË KANABISIT NË ANGLI/ Çfarë ndodhi me DY shqiptarët kur...
Previous article E BUJSHME/ Jo vetëm INTERI, për MODRICIN në garë edhe një tjetër klub italian

Isa.Autor

Postime të ngjashme

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga Ekonomi

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT