• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Autostrada Prishtinë – Pejë do ta mbajë emrin e Adem Demaçit
Home
Rajon

Autostrada Prishtinë – Pejë do ta mbajë emrin e Adem Demaçit

1 August, 2018 k.autor Rajon

Ende pa përfunduar ditët e shprehjes së ngushëllimeve, të martën Qeveria e Kosovës e ka marrë vendimin që ta nderojë në disa mënyra shkrimtarin e njeriun që gjatë gjithë jetës së tij kërkoi liri për shqiptarët, Adem Demaçin.
Në mbledhjen e së martës, Qeveria e Kosovës ka formuar Komisionin për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin që do ta marrë emrin e tij në kryeqytet, emërtimin e autostradës Prishtinë – Pejë dhe propozimin për të emërtuar Parkun e qytetit sipas veprimtarit të njohur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas vendimit, Komisioni do të përbëhet nga përfaqësuesi i Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Infrastrukturës, asaj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Kulturës, të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe një përfaqësues i Komunës së Prishtinës.

Siç ka njoftuar Qeveria e Kosovës, Komisioni ka për obligim që të fillojë procedurat për shpalljen e konkursit, përzgjedhjen, rregullimin e hapësirës në lokacionin sheshi “Adem Demaçi”, si dhe mbikëqyrjen e zhvillimit të punëve deri në vendosjen e shtatores.

“Komisioni ka për obligim të fillojë procedurat e emërtimit të autostradës Prishtinë – Pejë, autostrada ‘Adem Demaçi’. Komisioni ka për obligim që të përgatisë propozimin për emërtimin e Parkut të Qytetit, ‘Adem Demaçi’, dhe procedimin e të njëjtit në Komunën e Prishtinës”, shkruhet në njoftim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjykata e Lartë jep njoftimin: Rihapet gara për KLGJ, të aplikojnë gjyqtarët jashtë Tiranës
Previous article Vdekja e motrës së deputetes socialiste/ Gjylameti: Shpirt i bukur që fluturove lart (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT