Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në një autostradë të Kinës, ku një makinë me gaz, ka shpërthyer në flakë, duke përhapur zjarrin në të gjithë rrugën.
Dy persona u plagosën rëndë, ndërsa 6 të tjerë pësuan djegie më të lehta nga ky incident, sipas mediave lokale.
Në video shihet vetura që përfshihet nga flakët dhe më pas e gjithë rruga u mbulua nga zjarri duke krijuar një “mur zjarri” që në pamje të parë dukej si në filmat aksion.
Videoja është filmuar gjatë të dielës në një autostradë në provincën kineze Hebei afër Pekinit.