Mijëra britanikë mbushën lokalet e natës dhe rrugët, duke mos respektuar rregullat anti-covid, e duke mos pasur as shqetësimin më të vogël për virusin vdekjeprurës.
Sipas “The Sun”, nga sot hy në fuqi ligji i ri në vend, ku nuk do të lejohet më grumbullimi i më shumë se 6 persona, brenda apo jashtë shtëpisë dhe shkelësit do të gjobiten deri me 3200 paund.
Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme thanë se ata që do të kundërshtojnë një masë të tillë, do të arrestohen.
Kjo vjen pasi më shumë se 3,000 raste koronavirus u regjistruan në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar të dielën për të tretën ditë me radhë.








