• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AUTORI I ATENTATIT NDAJ EDISON BEGAJT U ARRATIS NË ITALI/ Prifti u aksidentua pas atentatit, la gjurmë të shumta në…
Home
Aktualitet
Kronikë

AUTORI I ATENTATIT NDAJ EDISON BEGAJT U ARRATIS NË ITALI/ Prifti u aksidentua pas atentatit, la gjurmë të shumta në…

3 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mitri Prifti i dyshuar për atentatin ndaj Edison Begajt në Kaninë është arratisur drejt Italisë.

Policia shqiptare e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar duke qenë se në sistem rezulton se është larguar drejt shtetit fqinj. 36-vjeçari nga Tirana, është larguar në mënyrë të rregullt një ditë pas ngjarjes, kur policia ende nuk e kishte të vërtetuar me prova implikimin e tij në atentat.

Autoritetet shqiptare janë duke bashkëpunuar me homologët për arrestimin e tij, pasi gjykata ka caktuar arrest në burg në mungesë për veprat penale, vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Dyshimet për përfshirjen e tij në atentat u ngritën menjëherë pas ngjarjes dhe një patrullë e policisë u nis për ndjekjen e tij. Aksioni u organizua pas mbikëqyrjes së kamerave pranë vendit të ngjarjes. Në periferi të Lushnjes, për shkak të shpejtësisë mjeti doli nga rruga duke përfunduar në kanal.

Prifti duke përfituar nga errësira mundi të largohej. Brenda makinës, policia gjeti prova të mjaftueshme për të çuar në identifikimin e autorit të plagosjes së Begajt. Një kapele e përdorur nga autori, fije floku, mbetje biologjike si dhe shenjat e gishtave, zbuluan se bëhej fjalë për 36-vjeçarin nga Tirana, Mitri Prifti.

Si shkak për konfliktin, policia ka si pistë një sherr të ndodhur disa ditë para atentatit të 30 Majit, por nuk përjashtohen dhe mundësi të tjera. Begaj u qëllua me 4 plumba teksa ishte duke u futur me makinë në oborrin e banesës. Ngjarje ndodhi në sy të fëmijëve, të cilët ishin të ulur në sedijen e makinës.tvklan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FYERJET RACISTE NDAJ YLLIT STERLING/ Hungaria i kundërpërgjigjet Anglisë: Harruat që tifozët tuaj u tallen me...
Previous article BOTOHET URDHRI/ Të huajt që nuk plotësojnë kriteret anti-Covid karantinohen 10 ditë

s.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT