• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“AUTORËT GJUAJTËN NGA DY POZICIONE”/ Gazetari zbulon DINAMIKËN e atentatit në Krujë: Në mjet ishte…
Home
Aktualitet
Kronikë

“AUTORËT GJUAJTËN NGA DY POZICIONE”/ Gazetari zbulon DINAMIKËN e atentatit në Krujë: Në mjet ishte…

5 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mesnata e 4 korrikut u trondit nga një atentat i ndodhur në Krujë, pak minuta pas orës 12:00, ku në tentativë për të vrarë Gentjan Bejtjen, mbeti i vdekur kunati i tij, Ramazan Sina, dhe u plagosën 2 djemtë e “objektivit”.

I ftuar në një emision televiziv, gazetari Armand Bajrami tha se 29-vjeçari Ramazan Sina që mbeti viktimë e të shtënave ishte duke drejtuar automjetin e tij, në të cilin ishte edhe Gentjan Bejtja, teksa po i drejtohej banesës së kunatit të tij, ku disa metra më tutje u qëllua me breshëri armësh dhe mbeti i vrarë, ndërsa dy fëmijë të mitur që ishin në makinë u plagosën.

Ai zbuloi se atentatorët kanë gjuajtur me kallashnikovë nga dy distanca, duke goditur nga një pjesë e fshehur me kallamishte dhe më pas rreth 20 metra më tutje gjatë largimit nga skena e ngjarjes.

“I ndjeri 29-vjeçar ka qenë duke drejtuar makinën e tij duke shkuar te banesa e kunatit, ndërsa pak metra pranë banesës janë shkrepur breshëri automatiku ndaj mjetit duke vrarë Ramazan Sinën dhe duke plagosur 2 fëmijët. Dyshohet se në automjet ka qenë edhe Gentian Bejtja, një personazh me probleme në të shkuarën. Sipas këqyrjes së vendngjarjes janë gjetur 24 gëzhoja në një zonë me kallamishte ku kanë qenë atentatorët.

Më pas kanë qëlluar edhe nga një distancë tjetër në largim e sipër, rreth 20 metra më tutje. Ka qenë një familjar i familjes Bejtja që ka dëgjuar krismat herën e parë dhe ka dalë në dritare ku ka parë në distancë atentatorët duke ikur. Grupi hetimor ka administruar pamje të një kamere në banesën e Bejtjas që për shkak të një peme nuk ka filmuar dot ngjarjen.”, tha Bajrami.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRTUAN PA LEJE NË ZONËN E KSAMILIT/ Procedohen 11 persona
Previous article "MOS U ZHVISH, BËJ C*CAT"/ Sara Hoxha u mbyll gojën komenteve negative me këtë mesazh

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT