Një 25-vjeçar autor i disa vjedhjve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi ka rënë në prangat e policisë së Lezhës.
I riu është identifikuar si Françesko Doçi banues në Laç.
Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe një 26-vjeçar i dyshuar si bashkëpunëtor i 25-vjeçarit.
Gjatë kontrollit të kryer uniformat blu i gjetën dhe i sekuestruan Françesko Doçit edhe një sasi lënde kokainë.
Operacioni u kodua “Last Door”.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Door”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.
Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u arrestua shtetasi në kërkim:
F. D., 25 vjeç, banues në Laç, Kurbin.
Ky shtetas dyshohet për një sërë vjedhjesh në lokale, restorante, agjenci udhëtimi e marketingu.
Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. D. është autor i:
disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve dhe banesave;
tentativave për vjedhje në lokale në lagjet dhe zonat përreth Lezhës;
disa vjedhjeve në bar-lokale, restorante, agjenci udhëtimi dhe supermarkete në zonën e Laçit.
Vijon puna për kapjen e shtetasit:
M. D., 26 vjeç, banues në Kurbin, i shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunëtor në këto vepra penale.
Gjithashtu, po punohet për dokumentimin e veprave të tjera penale të dyshuara të kryera nga këta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.


