• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AUTOPSIA/ Aksidenti me tre të rinj viktima në Itali, mes tyre shqiptarë: Nën efektin e alkoolit dhe drogës
Home
Aktualitet
Kronikë

AUTOPSIA/ Aksidenti me tre të rinj viktima në Itali, mes tyre shqiptarë: Nën efektin e alkoolit dhe drogës

2 January, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mjekësia ligjore në Itali ka nxjerrë autopsinë për vdekjen e tre të rinjve, mes tyre dy shqiptarë në një aksident me makinë, ngjarje e ndodhur në mesnatën e 8 dhjetorit të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për tre 20-vjeçarët, Altin Hoti, i cili ishte edhe shoferi i makinës, Egli Gjeci dhe vajza italiane Guilia Di Tillio.
Sipas mediave italiane ‘ata nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit dhe kishin pirë alkool dhe substanca psikotrope, hashash ose marihuanë.’ Ky është rezultati i analizave që iu besuan mjekut Antonello Cirnelli.
Autopsia konstatoi menjëherë se tre të rinjtë vdiqën nga mbytja, por prokuroria e Pordenones kërkoi një raport shtesë për të verifikuar praninë ose jo të substancave alkoolike dhe drogave në gjakun e të treve.

Hetimi ka përfunduar dhe mjeku ia ka dorëzuar rezultatin prokurorit i cili tani ndoshta do të përgatitet të mbyllë çështjen pasi në dosje nuk ka të dyshuar.
Nga analizat rezultoi se Hoti dhe Gjeci atë natë kishin pirë alkool dhe kishin pirë hashash apo marihuanë. Vajza, Giulia Di Tillio, rezultoi negative për alkool dhe pozitive për substanca psikotrope.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të 8 dhjetorit, ku të rinjtë pasi kishin dalë së bashku po ktheheshin në shtëpi. Dhe pikërisht në atë moment ndodhi përplasja fatale. Makina po udhëtonte me shpejtësi të madhe dhe përfundoi jashtë rrugës, në lumë dhe në asfalt nuk ka asnjë shenjë frenimi.

Pronari i veturës ka qenë Altin Hoti (22 vjeç) dhe mesa duket ka qenë ai që po drejtonte mjetin në momentin e tragjedisë. E dashura e tij Giulia Di Tillio (21 vjeç nga Portogruaro) ishte mësuese e gjimnastikës artistike dhe së shpejti do të diplomohej në Ekonomi. Egli Gjeci, 20 vjeç, kishte qenë lojtar i ekipit të futbollit Portogruaro dhe punonte si punëtor në një fabrikë në Cordovado.

Gjashtë muaj më parë, familja Hoti u godit nga një tjetër tragjedi: në një aksident automobilistik vdiq edhe Admiri, vëllai tetëmbëdhjetë vjeçar i Altinit. (Pergatiti Shqiptarja.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE TË RËNDA/ Lideri i opozitës koreane goditet më thikë, kur po mbante fjalim
Previous article "GJYKIM SPECIAL" NË HAGË/ Ja se çfarë pritet të ndodhë në vitin 2024 për ish-krerët e UÇK-së

s.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT