• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AUTOMATIK, ARMË SHPËRTHYESE E DROGË/ Policia AKSION në Gjirokastër, 5 të arrestuar
Home
Aktualitet
Kronikë

AUTOMATIK, ARMË SHPËRTHYESE E DROGË/ Policia AKSION në Gjirokastër, 5 të arrestuar

5 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar pesë persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Si rezultat i kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimi dhe goditjen e tentativës së kultivimit të bimëve narkotike, policia ka goditur dy raste të kësaj veprimtarie kriminale, gjithashtu goditet dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.

Gjatë aksionit, uniformat blu kanë sekuestruar një armë zjarri automatik.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij në fshatin Luftinjë, Memaliaj.

Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, të cilën ky shtetas i posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., për veprën penale ” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”
————————-
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës së kultivimit të bimëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 38 vjeç, banues në Gjirokastër; T. M., 39 vjeç, banues në Këlcyrë dhe E. K., 47 vjeç, banues në Kuçovë, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë tentuar të kultivojë bimë narkotike në një ambient të hapur, në afërsi të fshtatit Këllëz.

Gjithashtu Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në fshatin Mamaj, Tepelenë, pasi ka tentuar kultivoj bimë narkotike në bahçen e banesës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHKË PËR NJË DUET/ Gjon’s Tears zbulon si u njoh për herë të parë me Arilena Arën
Previous article "KOKTEJI" MBYTËS DHE NXEHTËSI/ Ekspertët flasin për rrezikun e madh që vjen pas zjarreve: Kujdes, mos...

s.autor

Postime të ngjashme

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit Aktualitet

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për... Aktualitet

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për...

RRUGORJA E SHKODRËS NË AKSION/ 2 shoferë të arrestuar dhe 13 të proceduar në një javë, ‘lumë’ gjobash Aktualitet

RRUGORJA E SHKODRËS NË AKSION/ 2 shoferë të arrestuar dhe 13 të proceduar në një javë, ‘lumë’ gjobash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT