• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“AUTOCHTHONOUS”/ Postimi i Dua Lipës që po bën xhiron e botës, “BBC” dhe “DailyMail”: Flamuri përfaqëson Shqipërinë e madhe. Serbia dhe Rusia…
Home
Ekskluzive

“AUTOCHTHONOUS”/ Postimi i Dua Lipës që po bën xhiron e botës, “BBC” dhe “DailyMail”: Flamuri përfaqëson Shqipërinë e madhe. Serbia dhe Rusia…

22 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Peticioni drejtuar Apple për vendosjen e Kosovës në hartën e saj ka bërë bashkë jo vetëm një pjesë të madhe të shqiptarëve ne rrjetet sociale, por edhe shumë artistë të njohur. Në fakt ishte Dua Lipa ajo që i dha fillimisht vëmendje kësaj nisme, e cila më pas u shpërnda masivisht në Instagram.

Gjithçka ishte e qetë vetem me kërkesën ndaj Apple, por “Tweet”-i që pasoi më vonë i kaloi polemikat ne një tjetër nivel teksa Dua është vënë në qendër të kritikave por edhe të shumë pergezimeve, shkruan AlpeNews.al

Kujtojmë këtu deklaratat e ashpra të disa prej artistëve serb, por edhe mbështetjen e të tjerëve siç ishte rasti i ish futbollistit Francesco Totti.

Prej ditës së djeshme, “BBC” dhe “DailyMail”, shkruajnë se flamuri i perdorur nga këngëtarja ka për qellim të tregojë Shqipërinë e madhe.”

“Nacionalistët shqiptarë pretendojnë se ata kane qenë para serbëve, kështu që për ta, Kosova është një vend me shqiptarë etnikë,” shkruan Daily Mail.

Shumë prej mediave të huaja kanë tentuar edhe ta shpjegojnë, madje një prej tyre shton se gjithçka duket një “rrëmujë”. (Lexo këtu)

AlpeNews.al sjell pjesë nga shkrimi i “BBC”:

Ylli i pop-it britanik Dua Lipa ka ngjallur një reagim të madh në internet me një “Tweet” të shoqëruar me mbështetës të nacionalizmit ekstrem shqiptar. Lipa postoi një hartë që përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe pjesë të vendeve fqinje të Ballkanit dhe një përkufizim të fjalës “autoktone” për të thene se shqiptarët përkisnin atje. Tweet-i ngjalli reagim të fortë edhe nga mbështetësit dhe kritikët. Prindërit e Lipës janë nga Kosova. Ajo lindi pasi u transferuan në Mbretërinë e Bashkuar. Në një deklaratë pas ketij Tweet-i, Lipa tha se ajo refuzon ndarjen etnike dhe se posti i saj nuk ishte për qellime urrejtje. 

Por cila është polemika?

Lipa u akuzua se favorizoi ekstremizmin  shqiptar pasi postoi hartën qe ka brenda krijimin e një Shqipërie të Madhe që do të përfshijë të gjithë shqiptarët etnikë. Ka ngjallur polemika më parë. Një lojë futbolli në vitin 2014 midis Shqipërisë dhe Serbisë pati zenka pasi një dron që mbante atë hartë u shfaq sipër stadiumit. Në qendër të mosmarrëveshjes aktuale është statusi i Kosovës qe shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, gati një dekadë pasi fushata e bombardimeve të Natos i dha fund sundimit të të fortit serb Slobodan Milosevic atje. Kosova njihet nga SHBA dhe qeveritë më evropiane, por jo nga Serbia dhe aleatët e saj kryesorë, përfshirë Rusinë.

Artistja britanik postoi hartën pasi një peticion u shfaq në internet duke bërë thirrje që Apple Maps të tregonte Kosovën si një komb të pavarur, shkruan BBC.

Ndërkohë hashtaget #CancelDuaLipa, kanë vijuar që prej postimit por kengetarja nuk ka fshirë asnjë prej tyre.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEKNIKU I CELTIC IRRITOHET ME YLLIN BRAZILIAN/ Veprimet e Neymar që zemëruan trajnerin kundërshtar (VIDEO)
Previous article NGA SIMON KJAER TEK PIOLI/ Ja pse dështuan tratativat mes Rangnick dhe Milan

F.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT