• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AUTOBUZI NË LANË/ Prokuroria nis hetimet për kundërvajtje penale! Pritet akti i ekspertimit
Home
Aktualitet
Kronikë

AUTOBUZI NË LANË/ Prokuroria nis hetimet për kundërvajtje penale! Pritet akti i ekspertimit

1 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentimit të autobusit të linjës së Unazës, i cili përfundoi në lumin e Lanës gjatë mbrëmjes së të premtes, ndërsa mori para edhe një automjet tip “Benz”. Çështja po hetohet nga prokurori Shpëtim Garunja, i cili e ka regjistruar ngjarjen deri tani si kundërvajtje penale, pasi si pasojë e aksidentit kishte vetëm të plagosur lehtë dhe jo viktima. Sipas burimeve nga organi i akuzës, kjo ka sjellë edhe në mos arrestimin e asnjë prej drejtuesve të mjeteve.

Të njëjtat i burime i thanë Report Tv se pritet ekspertiza e mjeteve nga eksperti autoteknik, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të ngjarjes që për pak sa nuk rezultoi në tragjedi.

Nga verifikimet paraprake dyshohet për dy pista. E para për një gabim njerëzor të drejtuesit të autobusit, Muhamet Kyçuku, apo një keqfunksionim elektrik të mjetit. Shoferi 62-vjeçar, sipas burimeve, vijon të insistojë se autobusi nuk i ka funksionuar. Gjithsesi, ekspertiza pritet të zgjasë deri në 20 ditë pasi autobusi është hybrid, çfarë shton më tej vështirësinë e përcaktimit të shkakut.

Por si ndodhi ngjarja?

Autobusi i Unazës sapo kishte dal nga stacioni dhe shpejtësia e tij sipas burimeve, e verifikuara përmes kamerave të sigurisë, nuk ka qenë e lartë. Kur nuk kishte ecur më shumë se 30 metër, krejt papritur është futur në korsinë e majtë, duke marrë përpara automjetin tip “Benz”, i cili është rrokullisur bregut të Lanës dhe ka përfunduar poshtë autobusit. Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të plagosur lehtë pesë persona. Akoma nuk është zyrtare, por pritet që autobusi të mos lëvizet nga vendi, për ta kthyer në instalacion ndërgjegjësues ndaj aksidenteve rrugore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Moskë: Rrëzuam 12 avionë ushtarakë ukrainas dhe 12 dronë në Kharkiv
Previous article "S'IA PREZANTOJ SHOKUN TIM SE ËSHTË I BUKUR"/ Kokalari: Bardhi mbeturinë e Bashës, të hapë shoqatë për konservatorët gay në Shqipëri

s.autor

Postime të ngjashme

DOGJI 400 RRËNJË ULLINJ/ Kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit 54-vjeçari në Mallakastër Aktualitet

DOGJI 400 RRËNJË ULLINJ/ Kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit 54-vjeçari në Mallakastër

AKSIDENT NË LEZHË-MILOT/ Humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës Aktualitet

AKSIDENT NË LEZHË-MILOT/ Humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës

ZJARR NË RRIBAN TË MALLAKASTRËS/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë Aktualitet

ZJARR NË RRIBAN TË MALLAKASTRËS/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT