Autobusi është përmbysur në anë të rrugës. Shumë nga udhëtarët mbetën të bllokuar brenda automjetit deri në mbërritjen e ekipeve të shpëtimit. Deri në këto momente raportohet se gjashtë pasagjerë kanë ndërruar jetë, ndërsa 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë një defekt i autobusit në pjesën e gomave.
Aksident i rëndë rrugor në Maqedoni. Një autobus ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pasditen e sotme në autostradën Shkup-Tetovë. Paraprakisht raportohet për gjashtë persona të vdekur dhe 20 të plagosur. Është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për nxjerrjen e pasagjerëve të tjerë nga autobusi të cilët kishin mbetur të bllokuar.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa ambulanca dhe zjarrfikëse. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Ministria e Brendshme për numrin e të lënduarve. Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit është bërë çarja e gomës së autobusit, duke bërë që mjeti të përfundonte në korsinë tjetër të autostradës.
Aksident i rëndë në autostradën Shkup -Tetovë
Gepostet von Alsat am Mittwoch, 13. Februar 2019