Në kryeqytet kohët e fundit ka filluar një “garë” e re. Bëhet fjalë për atë midis autobusëve të linjave përkatëse në Tiranë. E gjithë kjo për faktin se kush do të mbërrij i pari në stacion për të marrë më shumë pasagjerë.
Përveç faktit të tejmbushjes me njerëz, gjë e cila shikohet çdo ditë në dy orare “pikante”, atë të mëngjesit dhe të pasdites, kur njerëzit shkojnë dhe vijnë nga puna, këta aubotusë janë të cilët ecin me shpejtësi, janë bërë shpesh dhe shkak e burim aksidentesh.
Këto aksidente po shtohen dita ditës, ku vetëm në ditën e sotme dhe të djeshme, kishim dy të tillë.
Po cilët janë disa nga rastet e aksidenteve të autobusëve të linjës?
-Aksidenti i autobusit së linjës në Kamëz:
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz. Autobusi i linjës ka dalë nga rruga duke u përplasur më një ndërtesë. Sipas dëshmitarëve, shkak u bë “supergjiroja” që mori mjeti nga një defekt teknik, gjë e cila për të shmangur përplasjet me rradhë në rruge, bëri që shoferi të devijonte drejt trotuarit.
Nga ky aksident mbeti i plagosur një 17 vjeçar, i cili po ecte në trotuar bashkë me babain e tij. Ngjarja ndodhi në stacionin e fundit të linjës, pranë qendrës së Kamzës.
-Aksidenti i autobusit të linjës së Institutit tek “Kthesa e Kamzës:
Mëngjesin e djeshëm po ashtu ndodhi një aksident tjetër. Në zonën e “Kthesës së Kamzës”, pranë qendrës tregtare “Casa Italia” si dhe pranë hyrjes në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi i linjës së Institutit është përplasur më një furgon.
Ngjarja ndodhi teksa autobusi po merrte kthesën për tek mbikalimi i “Kthesës së Kamzës” drejt kryeqytetit, e ndërsa furgoni po dilta nga karburanti që ndodhet pranë.
Nga ky aksident nuk kishte të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
-Aksidenti i autobusit të linjës së Institutit në zonën “Kodër Kamëz”:
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kodër-Kamëz në datën 15 shtator. Një autobus i linjës së Institutit është përplasur me një makinë.
Nga kjo përplasje u trondit një grua shtatzënë që ndodhej brenda urbanit, e cila për fatin e mirë nuk pësoi lëndime, por që mori ndihmën e parë.
-Aksidenti i autobusit të kombinatit pranë mbikalimit të Unazës së Re:
Një aksident i rëndë ndodhi në 17 tetor të vitit që shkoi, ku në një autobus i linjës së Kombinatit përplasi një burrë të moshuar. Ngjarja ndodhi pranë mbikalimit të Unazës së Re, pranë pallatit me shigjeta.
Menjëherë kalimtarë të shumtë u mbledhën pranë të aksidentuarit për t’i dhënë ndihmën e parë. Kjo deri në mbërritjen e ambulancës, që ka ardhur për disa minuta dhe e ka transportuar të plagosurin në spital. E ndërsa drejtuesi i aubotusit u shoqërua nga policia.
/AlpeNews.al