Është Boca Juniors ajo që fiton Kupën Maradona, një turne i organizuar në Riad për të festuar kujtimin e Pibe de Oro.Xeneizes fituan ndaj Barcelonës me penallti, pas 1-1 të arritur në kohën e rregulltsdhe të nënshkruar nga Jutgla dhe Zeballos.Ishte mbi të gjitha një mundësi për të parë Dani Alves në punë,...
Situata tek Arsenali nuk është aspak e qetë. Aubamejangut i është hequr shiriti i kapitenit për thyerje të shpeshtë të disiplinës së klubit. Sulmuesi u ndëshkua sepse u kthye vonë nga një udhëtim në Francë.Kjo nuk ishte hera e parë që ai thyente rregullat dhe klubi vendosi ta zhgradojë. Një kandidat potencial...
Policia italiane në dy ditët e fundit ka nisur fazën aktive të një hetimi rreth transferimeve të futbollistëve dhe evazionit fiskal me shifra marramendëse. Në epiqendër të kësaj çështje janë transferime të klubeve më të njohura në Itali, të cilat kanë lidhje me emrin e menaxherit me origjinë shqiptare, Fali...
Arsid Kruja, një nga lojtarët më të mirë në fushë në përballjen ndaj Skënderbeut, është i mendimit se Vllaznia ka merituar gjithçka në fitoren me korçarët. Ai pohon se skuadra e tij e meriton që në fund të sezonit të jetë pretendente kryesore për titullin kampion.Ai vlerëson situatën që është në skuadër...
Shorti i Champions-it ishte një ngjarje e paprecedentë në historinë e futbollit. Për shkak të një gabimi, u desh që goglat të hidheshin dy herë. Interit i ra Liverpuli si kundërshtar i radhës.Në lidhje me këtë ndeshje foli dhe Simone Inzagi, i cilit iu dha çmimi “Tapiri i Artë” nga aktori Valerio...
Qershia mbi tortë e shortit të 1/8-ave të Champions-it, do të kishte qenë sigurisht konfirmimi i përballjes Kristiano Ronaldo-Lionel Mesi. Por gabimi teknik me vendosjen e goglave e zhbëri duelin PSG-Mançester Junajtid. Për “Djajtë e kuq” rivali i ardhshëm do të jetë Atletiko e Madridit, një skuadër sigurisht e...
Organizatorët e Lojërave Olimpike “Paris 2024” do të prishin traditën dhe kanë vendosur të organizojnë ceremoninë e hapjes së Olimpiadës jo në stadiumin olimpik por në brigjet e lumit Sena. Ata parashikojnë deri në 600 mijë tifozë të pranishëm përgjatë dy brigjeve të lumit Sena përgjatë kohës që do të...
Max Verstappen, i saposhpallur kampion bote në Formula 1, pas garës dramatike në Abu Dhabi, ka rrëfyer se në xhiron e fundit ka qenë shumë i tensionuar në njëvendëshen e tij Red Bull. Në atë xhiro ai arriti të parakalojë rivalin e tij për titull, Lewis Hamilton. Edhe pse për fansat mund të jetë dukur një parakalim i...