Hames Rodrigez pësoi një dëmtim të testikujt në derbin Everton-Liverpul pas një përplasjeje me Virxhil Van Dajkun dhe nuk ka qenë në formë për skuadrën e Karlo Ançelotit prej 17 tetorit. Mesfushori kolumbian, i cili luajti gjatë ndeshjes kundër Sauthemptonit fundjavën e shkuar ka pësuar një hematomë gjatë ndërhyrjes...
Zlatan Ibrahimoviç do të luajë me fanelën kuqezi edhe përtej 40 viteve që do të ketë mbi shpatulla. Kjo nuk është më në hipotezë por diçka që po merr formë dita-ditës. Milan po mendohet për rinovimin e yllit suedez, ku kontrata e tij i skadon në fund të këtij sezoni.Për rinovimin e kontratës, në...
Bajerni i Mynihut ka bërë një hap prapa për sa i përket çështjes së rinovimit me mbrojtësin austriak, David Alaba. Kampionët e Europës kanë tërhequr ofertën e bërë të premten e kaluar për lojtarin. “Bild” shkruan se klubi është lodhur nga përgjigjet negative të ardhura nga menaxheri i lojtarit dhe është...
Sfida më tërheqëse e kësaj faze grupesh. Jyrgen Klop i dhuron menjëherë titullin gazetave në vigjilje të ndeshjes në Bergamo: “Me të gjithë respektin për Ajaksin, ndeshja kundër Atalantës ka diçka të veçantë. Skuadra e Gasperinit më pëlqen shumë. Jam argëtuar gjithnjë duke parë ndeshjet e këtij grupi. Atalanta...
Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo ka folur përpara mediave për ndeshjen e parë të kampionatit ditën e nesërme, atë ndaj Kukësit. Tekniku bardheblu e ka cilësuar si një ndeshje shumë të rëndësishme, teksa shprehet se përballja mes këtyre dy skuadrave, mund të quhen edhe si derbi i kampionatit shqiptar.“Është një...
Arturo Vidal do të përballet me Realin e Madridit mbrëmjen e sotme për herë të 13-të në karrierën e tij. Vjen në këtë duel me fanellën e Interit pasi ka luajtur 4 herë me Juven, 2 me Bajernin dhe 6 me Barcelonën. Në rrjetet sociale ai është shndërruar në një nga “armiqtë” më të mëdhenj të Realit. Por fanella...
Florian Kamberit i duhet të presë akoma për të luajtur me fanellën e Kombëtares. Sulmuesi, prej të cilit pritet shumë, nuk do të jetë gati për tu grumbulluar me Kombëtaren as për ndeshjet e nëntorit.Shkak për këtë bëhet, se sulmuesi ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Pas tamponëve të kryera së fundmi te skuadra...
Xhofri Kondogbia është lojtari më i ri i Atletiko Madrid. Lajmin e këtij transferimi e ka zyrtarizuar vetë klubi nga Madridi, ku kanë komunikuar se është arritur marrëveshja totale me klubin e Valencias për kartonin e mesfushorit francez.Ish-lojtari i Interit ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024. “Los...
Goli i parë i Garet Bejlit në debutimin e dytë me fanellën e Totenhemit, i dhuroi tri pikët skuadrës së tij ndaj Brajtonit të dielën, fitore që e ngjiti skuadrën e Zhoze Murinjos në vend të dytë në Premier Ligë.Trajneri portugez nuk e kurseu edhe ironinë me ish-klubin e tij dhe të uellsianit, Realin e Madridit, që...