• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AUSTRIA NË FAVOR TË SHQIPËRISË”/ Ambasadori Austriak: I keni PLOTËSUAR KUSHTET E VËNA
Home
Shqipëri

“AUSTRIA NË FAVOR TË SHQIPËRISË”/ Ambasadori Austriak: I keni PLOTËSUAR KUSHTET E VËNA

24 June, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Austria do të votojë në favor të hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler deklaroi se, vendi i tij “do të jetë një javë interesante, java tjetër në Bruksel. Është një votim vendimtar. Austria do të votojë në favor. Ne jemi në favor të hapjes së negociatave dhe mendoj se është e merituar”.

Por theksoi ai, kjo nuk do të thotë se Austria është e kënaqur me gjithçka që qeveria shqiptare ka bërë këto vite.

“Do të thotë kjo se jemi të kënaqur me gjithçka që qeveria shqiptare ka bërë këto vite? Jo. Ka ende shumë fusha ku duam të shohim përparim.

Por do të thotë kjo se është bërë mjaftueshëm për të votur ‘Pro’? Po, absolutisht! Ne mendojmë se Shqipëria i ka përmbushur kushtet.

Ne mendojmë qartësisht se gota është më shumë se gjysëm plot. Kështu që mendoj se do të jetë një hap mjaft pozitiv, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë, ku kemi parë zhvillime shumë pozitive javët e fundit, duke bërë që të themi ‘Po’”,  tha Sattler për ATSH.

Në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, Sattler, theksoi se, “ne jemi qartësisht në favor të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Pra nuk ka hezitime, është një ‘Po’ e qartë”.

Ai u shpreh se kjo është një situatë ku fitojnë të dyja palët.

“Mendoj se është një gjë e mirë për të dyja palët. Është mirë për BE-në, sepse ky rajon i përket Europës politikisht, ekonomikisht, kulturalisht.

Por është mirë gjithashtu edhe për rajonin. Është e domosdoshme dhe shumë mirë për Shqipërinë, pasi BE është nxitja më e mirë, që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e reformave.

Jam shumë i sigurtë, që pa BE-në, pa mundësinë për t’u bërë vend anëtar i BE-së, shumë reforma që janë bërë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit këto vite, nuk do të kishin qenë të mundura.

Pra është një situatë ku fitojnë të dyja palët (win-win). Është një fitore për Bashkimin Europian, por gjithashtu një fitore e qartë dhe për Shqipërinë”,  tha Sattler.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Priste tu bënte MILIONER/ Goli i Krosit e dogji vetëm për pak cm tifozin anglez (FOTO)
Previous article Përplaset kokë me kokë me shokun e skuadres, ylli i Perusë shtrohet në spital

g.autor

Postime të ngjashme

“DASHURIA E JETËS SIME, DO JETOSH TE UNË…”/ Shoferi humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Durrës-Tiranë, DEDIKIMET prekëse Aktualitet

“DASHURIA E JETËS SIME, DO JETOSH TE UNË…”/ Shoferi humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Durrës-Tiranë, DEDIKIMET prekëse

TË TJERA DETAJE NGA PLAGOSJA NË POGRADEC/ Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit Aktualitet

TË TJERA DETAJE NGA PLAGOSJA NË POGRADEC/ Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve Politikë

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT