• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Austria kërkon sqarime nga Gjermania/ Presidenti Bellen: Të përgjosh shtetet mike, e papranueshme
Home
Europë

Austria kërkon sqarime nga Gjermania/ Presidenti Bellen: Të përgjosh shtetet mike, e papranueshme

18 June, 2018 Ina.Autor Botë, Europë, Nderkombetare

Austria i kërkoi Gjermanisë shpjegime pas pretendimeve të tjera kundër shërbimeve sekrete gjermane, të akuzuara, sipas informacioneve të shtypit, se kishin spiunuar një numër të madh institucionesh dhe kompanish në Austri.

Austria kërkon sqarime nga vendi fqinj Gjermania rreth njoftimeve se shërbimi gjerman i zbulimit ka përgjuar për disa vjet rreth 2 mijë entitete, ndër to edhe kompani dhe ministri austriake. Ndërsa Presidenti austriak Alexander Van der Bellenlidhur me këtë çështje tha se:

Spiunimi i vendeve mike nuk është vetëm i pazakontë dhe i padëshiruar. Është i papranueshëm. Në periudhën afatgjatë, kjo do të dëmtojë besimin e ndërsjelltë mes dy vendeve tona.

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen
Gjermania dhe Austria janë vende anëtare të Bashkimit Evropian. Presidenti Van der Bellen dhe Kancelari austriak Sebastian Kurz reaguan pas njoftimeve në gazetën “Der Standard” dhe në revistën “Profil” për një listë objektivash të përgjimeve në Austri të kryera nga Shërbimi Federal i Zbulimit (BND), i Gjermanisë, gjatë periudhës 1999 – 2006.

Sipas këtyre njoftimeve, nën përgjim ishin të gjitha kompanitë dhe bankat kryesore të Austrisë, si dhe telefonat e kancelarisë dhe të ministrive të ndryshme në Vjenë. Kancelari Kurz përmendi dyshimet e disa viteve më parë për aktivitet zbulimi të Gjermanisë në Austri dhe sugjeroi se për këtë arsye Gjermania pati forcuar ligjet për të parandaluar aktivitete të tilla.

Ai pranoi se një hetim austriak në atë periudhë nuk nxorri konkluzione për zhvillimin e operacioneve të përgjimit, për shkak se autoritetet gjermane nuk patën bashkëpunuar, por shtoi se prokurorët do ta rishikojnë çështjen “nëse do të ketë të dhëna të reja”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U VRA NGA BASHKESHORTJA në mes të pazarit/ Hapen dyert e mortit në banesën e Kujtim Donaj (VIDEO)
Previous article PLAS te Kroacia/ Trajneri DËBON nga kombëtarja sulmuesin e Milanit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT