• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Austri, fëmija i parë 2018-ës një myslimane, plasin komentet raciste në internet
Home
Jetë

Austri, fëmija i parë 2018-ës një myslimane, plasin komentet raciste në internet

5 January, 2018 g.autor Jetë

Vogëlushja Asel, e cila erdhi në jetë 47 minuta pas mesnatës së Vitit të Ri, është foshnja e parë e vitit 2018 në Vjenë të Austrisë. Por në vend të urimeve për ardhjen e saj në jëtë, fëmija është pritur nga një valë deklaratash raciste, urrejtjeje dhe fyerjesh, vetëm sepse është vajza e një çifti myslimanësh, Naime dhe Alper Tamga.

Në foton e bërë nga spitali, që është publikuar nga mediat kryesore austriake, Asel mbahet në krahë nga nëna, e cila është e mbuluar me shami raporton Tg.com. Në faqet sociale të gazetave lokale, janë vërejtur komente të panumërta raciste.

“Shpresoj që të vdesë”, – është një nga komentet e shkruar nga dikush në “Facebook”. “Dëbojeni këtë familje menjëherë”, – ka shkruar një tjetër. E vogla Asel madje, akuzohet se do të jetë një “terroriste e ardhshme”. Shoqatat që punojnë për mbrojtjen e emigrantëve dhe refugjatëve dhe për të drejtat në web, thonë se nuk e kanë parë asnjëherë një gjë të tillë.

Mes çudisë dhe shqetësimit, operatorët që punojnë me emigrantët e huaj, komentojnë valën e urrejtjes drejt një të sapolindure në Austri, shtet që drejtohet nga një qeveri me prirje të djathta ekstremiste.

Sekretari i Përgjithshëm i filialit vjenez të Caritas-it, Klaus Schwertner, shkruan në “Facebook”: “Në orët e para të lindjes, ky fëmijë i ëmbël është shenjëstruar nga një valë komentesh të dhunshme, plot urrejtje. Është një dimension totalisht i ri i urrejtjes ‘online’, që shënjestron një të sapolindur të pafajshëm”.

Funksionari i Caritas-it, ka lëshuar një apel, ku të dërgohen dhe publikohen mesazhe mbështetjeje për beben e parë të 2108-ës në Austri, një ftesë e ndarë prej disa ditësh nga 10 mijë persona./bw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Orges Shehi: Sekreti im, puna dhe pasioni për futbollin
Previous article FOTO/ Skënderbeu bën ‘golin’ e parë në merkato. Firmos me talentin e Superiores

g.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT