Një vajzë e cila ndodhej me pushime në brigjet e Dugong, Australi, po përpiqej ti jepte për të ngrëne një peshkaqeni dhe është tërhequr me forcë nga kafsha në ujë.
Vajza quhet Melissa Brunnin dhe është 34 vjeç.
Teksa po vizitonte qendrën e peshkaqenëve të Tawney Nurse, ajo ka guxuar pak si shumë , duke i zgjatur ushqimin me duar peshkaqenëve.
Njëri prej tyre i ka kafshuar gishtin dhe e ka tërhequr në ujë. Ajo është ndihmuar dhe ka dalë nga uji, por gishti i saj është plagosur dhe thyer.