• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AUDIOPËRGJJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
Home
Breaking News

AUDIOPËRGJJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

2 October, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme po zgjeron hetimet për të vërtetuar qëndrojnë apo jo denoncimet e bëra pak javë më parë nga ish zv/kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, i cili aludonte për trafik armësh dhe afere të tjera të biznesmenit izraelit, Ron Yeffet, me kompaninë publike KAYO.

Me vendim të GJKKO, agjentë të BKH-së kanë zbarkuar këtë të premte paradite në fshatin Pëllumbas, vetëm 20 kilometra larg Tiranës, ku biznesmeni izraelit, me pasaportë shqiptare dhe amerikane, posedon një vilë.

Për Ron Yeffet, GJKKO ka miratuar po ashtu kërkesën e SPAK, për kontroll personal të biznesmenit, çka do të thotë për sekuestro edhe të celularëve të tij, ose sende të tjera elektronike. Deri në këto momente nuk ka konfirmuar nëse Yeffet ka qenë në banesë gjatë kontrolleve.

Kontrolle janë kryer edhe në disa ambiente të tjera, si edhe në Ministrinë e Mbrojtjes drejtuar nga Ermal Nufi, ku siç sqarojnë burimet janë sekuestruar një sërë dokumentesh. Ministria e Mbrojtjes është 100% pronare e kompanisë KAYO, e cila së bashku me biznesmenin Ron Yeffet dhe Arjeta Pucën ka krijuar disa kompani të përbashkëta për prodhim makinash, municioni e armësh në funksion të ushtrisë shqiptare.

Edhe kompania TIMAK është pjesë e hetimit intensiv që po kryen SPAK. Në audiopërgjimet e publikuara nga Ahmetaj, ai pretendon se në qendër të bisedave është biznesmeni izraelito-amerikan Ron Yeffet dhe dy persona të identifikuar vetëm si Igor dhe Sergei. Sipas ish-zv. kryeministrit, bisedat lidhen me një skemë të dyshuar për trafik armësh dhe municionesh përmes Shqipërisë, ku përmenden edhe KAYO dhe TIMAK.

Komunikimi i bërë publik nga ish zëvendësministri prek disa tema, që nga krijimi i një kompanie të përbashkët me aksioner 20 përqind shtetin, për një projekt energjetik në Delvinë, te një skemë e ngjashme për gazin në Vlorë, ku partnerët ukrainas do të duhet të krijojnë një kompani mbulesë në Shtetet e Bashkuara, deri te biseda që lënë të kuptosh për një trafik të mundshëm armësh e municionesh të prodhuara në Afrikë e që sipas një fraze në audio-përgjim, paketimi do të bëhej në Shqipëri.

Po ndërsa SPAK ushtronte kontrolle në lidhje me këto akuza të Ahmetajt, po këtë të premte në Ministrinë e Mbrojtjes mbërriti për një takim me Nufin ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Eric Wendt, një ish ushtarak karrierë dhe gjeneral i NATO-s.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Të Fundit
Ora 16:55
SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet, Bardhi: Mazhoranca po pengon ngritjen e Komisionit Hetimor për ‘Kayo’ dhe shqyrtimin e çështjes në Kuvend
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kontrolleve të ushtruara me urdhër të SPAK në vilën e biznesmenit shqiptaro-amerikan-izraelit Ron Yeffet në Pëllumbas, pas përgjimeve të publikuara nga ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, për trafik armësh përmes kompanisë ‘Kayo’. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi ka shkruar se mazhoranca po shmang diskutimin e çështjes, pasi sipas tij, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, më 17 shtator 2026, shumica parlamentare nuk dha dakordësinë për kërkesën e opozitës, për ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e kompanisë shtetërore “KAYO”.

Bardhi kujton gjithashtu se afati ligjor për shqyrtimin në Kuvend të çështjes përfundon më 5 tetor 2026, por sipas tij, PS nuk është e gatshme që ta bëjë këtë diskutim të hënën. Kjo shmangie nga diskutimi, sipas Bardhit vjen pasi është bërë publike se SPAK ka ushtruar kontrolle në banesa dhe kompani në kuadër të hetimeve penale lidhur me kompaninë “KAYO” sh.a., dhe mazhoranca sipas tij duhet t’i shmanget kesaj teme gjatë këtyre ditëve.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së e cilëson këtë veprim si shkelje të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese ndaj opozitës. Bardhi i kërkon Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, të garantojë funksionimin e rregullt të institucionit dhe të drejtat e pakicës parlamentare.

Reagimi i Bardhit:

Për më shumë se tre javë, opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për verifikimin e veprimtarisë së kompanisë shtetërore “KAYO”. Mazhoranca nuk dha dakordësinë për ngritjen e këtij Komisioni në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, më 17 shtator 2026. Ligji përcakton se, pas shqyrtimit në Konferencën e Kryetarëve, çështja duhet të kalojë për diskutim në seancë plenare jo më vonë se 15 ditë. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u vendos, me dakordësinë e Niko Peleshit, që kjo çështje të shqyrtohej në seancë plenare më 5 tetor 2026 — pikërisht ditën e fundit të afatit.

Por edhe këtu, mazhoranca zgjedh ta shtyjë diskutimin, në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme. Kjo për shkak se, është bërë publike se SPAK ka ushtruar kontrolle në banesa dhe kompani në kuadër të hetimeve penale lidhur me kompaninë “KAYO” sh.a., dhe Kuvendi duhet t’I shmanget kesaj teme këtë të hënë. Në fakt, në këtë moment, kur transparenca parlamentare do të duhej të ishte më e madhe se kurrë, Kryetari i Kuvendit zgjedh të shmangë një çështje me rëndësi publike dhe, të mos respektojë detyrimet ligjore që lidhen me shqyrtimin e kërkesës për Komision Hetimor.

Kur Kryetari i Kuvendit zgjedh që, përballë një çështjeje me interes të lartë publik, të mos zbatojë detyrimet që burojnë nga ligji, lind një pyetje themelore: si garantohet funksionimi demokratik i institucioneve? Kur në Kuvendin e Shqipërisë injorohen të drejtat kushtetuese të pakicës parlamentare, lind një tjetër pyetje: cili është realisht roli i opozitës në Parlament? Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dënoj me forcë shkeljen e ligjit nga Kryetari i Kuvendit dhe i kërkoj të zbatojë ligjin dhe të garantojë të drejtat kushtetuese të opozitës.

Kryetari i Kuvendit nuk duhet të jetë zbatues i vullneteve politike të mazhorancës, por garant i funksionimit të rregullt të institucionit që drejton. Niko Peleshi, duhet të dijë, që nga përgjegjësia personale e shpëton respekti ndaj ligjit, dhe jo zbatimi i urdhrave të verbër të Taulant Ballës apo Edi Ramës, për kalkulime ditore politike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article VIDEO EROTIKE ME ADRIAN HILËN/ Thyen heshtjen këngëtarja Eli Fara

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEO EROTIKE ME ADRIAN HILËN/ Thyen heshtjen këngëtarja Eli Fara Aktualitet

VIDEO EROTIKE ME ADRIAN HILËN/ Thyen heshtjen këngëtarja Eli Fara

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset Aktualitet

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT