• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Audiopërgjimi, PD akuza Ramës: Pjesë e skenarit kriminal, mashtrove për ekspertizën
Home
Shqipëri

Audiopërgjimi, PD akuza Ramës: Pjesë e skenarit kriminal, mashtrove për ekspertizën

20 May, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Deputeti i PD, Edi Paloka ka dal sot në një deklaratë për mediat ku ka hedhur edhe një herë akuza kundër qeverisë për rastin Xhafaj.

Paloka në deklaratën e tij, thotë se Ram po zbaton një skenar për të mbyllur hetimet për të mos vënë para përgjegjësisë vëllain e ministrit.

“Rama e Xhafaj nuk bënë transparencë para shqiptarëve, mashtruan për ekspertizën e bërë. Fatmir Xhafaj e di që zëri në audiopërgjim është i vëllait të tij.

Edhe Edi Rama e di që Agron Xhafaj është koka e trafikut në Vlorë. Ai është bërë pjesë e skenarit për të mbuluar trafiqet.

Prandaj Fatmir Xhafaj vazhdon të rrijë në detyrë për të mos lejuar dënimin e të vëllait e duke përdor kukullat e prokuorirë.

Shqiptarët nuk mund të pranojnë më të qeverisen në këtë mënyrë, ju ftoj që të shtunën në 11 të jenI pjesë e protestës,” tha Paloka.

Fjala e plote:

Që kur shqiptarët u njohën me skandalin Xhafaj, Edi Rama po zbaton një skenar kriminal që synon mbylljen e hetimeve pa vënë para drejtësisë vëllain e ministrit të Brendshëm për trafik droge.

Pjesë kryesore e këtij skenari është mohimi i zërit të Agron Xhafajt, që i siguroi Dëshmitarit X gjetjen dhe transportin e hashashit me garancinë se Policia nën varësinë e vëllait të tij Ministër i Brendshëm, do ti hapte rrugën.

Edi Rama i mashtroi shqiptarët duke thënë se ka bërë një ekspertizë të zërit në një agjensi të specializuar, por ai akoma nuk ka treguar se cila është kjo agjenci.

Edhe Fatmir Xhafaj tha të njëjtën gjë po atë ditë, por as njëri, as tjetri nuk bëjnë publik emrin e agjencisë që na paska bërë ekspertizën.

Rama dhe Xhafaj ministër nuk bënë transparencë para shqiptarëve, siç kanë detyrimin ta bëjnë, jo se e ashtuquajtura ekspertizë nuk përbën provë, por sepse asnjë agjenci e specializuar nuk do t’i thoshte të zezës të bardhë!

Fatmir Xhafaj e di që zëri në përgjime është i të vëllait. E di që Dëshmitari X dhe gazetari Jetmir Olldashi thonë të vërtetën. Prandaj e largoi me urgjencë të vëllain trafikant pa ua nxjerrë më parë shqiptarëve me zë dhe me figurë që ta bënin vetë identifikimin dhe të gjykonin të vërtetën.

Edhe Edi Rama e di që Agron Xhafaj është koka e trafiqeve në Vlorë, prandaj gënjeu për ekspertizën e zërit dhe nuk iu përgjigj gazetarëve për emrin e agjencisë. Për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij të inkriminuar, Edi Rama është bërë pjesë e skenarit për të mbuluar veprat kriminale të Fatmir dhe Agron Xhafajt.

Pjesa e dytë e këtij skenari është imponimi ndaj Prokurorisë të pranojë si ekspertizë të zërit të Agron Xhafajt rezultatin e paracaktuar nga vetë Edi Rama. Prandaj Fatmir Xhafaj vazhdon të qëndrojë në detyrë: për të vazhduar manipulimin dhe shkatërrimin e provave, nëpërmjet kukullave të tij në Prokurori Arta Marku dhe Donika Prela.

Ka ardhur koha që, të gjithë bashkë, t’i themi ndal pengmarrjes së shtetit nga krimi!

Partia Demokratike ka thirrur të shtunën tjetër më 26 Maj një protestë kombëtare për të bashkuar shqiptarët në një zë: Fatmir Xhafaj ik!

Shqiptarët nuk mund të pranojnë më të qeverisen nga krimi!

Shqiptarët nuk kanë më kohë për të humbur, duke parë sesi qeveria e tyre refuzohet nga Europa për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar, një herë me Saimir Tahirin dhe tani me Fatmir Xhafajn.

Ju ftoj të gjithëve, të shtunën në orën 11.00, pa dallime partiake të bashkohemi në protestën kombëtare, për t’i dhënë mesazhin Europës se shqiptarët europianë refuzojnë një qeveri antieuropiane!

Se duam një qeverisje të ndershme, e cila do të realizojë kushtet për hapjen e negociatave.

Se duam luftën dhe jo mbrojtjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Se duam drejtësinë e barabartë për të gjithë dhe jo drejtësinë e kapur.

Ju ftoj të gjithë në protestën kombëtare, të shtunën me 26 maj në orën 11.00.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milan "Made in China", vjen marrëveshja që nuk e kishit menduar
Previous article "PAMJE ËNGJËLLORE"/ Xhensila jo vetëm me fotografi, por vjen dhe video fantastike në prag të lindjes

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ PD merr vendim: Nuk shkojmë në seancë, Kuvendi i rrethuar nga policia... Politikë

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ PD merr vendim: Nuk shkojmë në seancë, Kuvendi i rrethuar nga policia...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT