• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AUDIOPERGJIMI/ Ngec hetimi i “Babales”, shkak mosmarrëveshjet e ministrive në Itali për ekspertizën
Home
Shqipëri

AUDIOPERGJIMI/ Ngec hetimi i “Babales”, shkak mosmarrëveshjet e ministrive në Itali për ekspertizën

2 July, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Tre javë pas kërkesës së prokurorisë shqiptare, autoritetet italiane ende s’kanë kthyer përgjigje lidhur me letërporosinë për dosjen ‘Babale’.

Report Tv mëson se nga komunikimet e prokurorisë me palën italiane është konfirmuar se përgjigja do të vonojë për disa kohë për shkak të mungesës në kompetencave.

Nuk dihet ende nëse ekspertimin duhet ta bëjë ministria italiane e Drejtësisë apo Ministria e Brendshme. Pala shqiptare ndërkohë ka përfunduar veprimet paraprake të hetimit, si pyetjet e dëshmitarëve, administrimin e provave dhe kontrollet e tjera.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se deri kur pala italiane të kthejë përgjigje, prokuroria nuk bën dot asnjë veprim.

Caktimi i kompetencave do t’i hapte rrugë hetimeve. Ka patur raste të tjera për ndihmë juridike, dhe Shqipëria ka një histori pozitive bashkëpunimi me Italinë. Por për përgjigjen e ekspertimit duhet të presim të paktën muajin korrik.

Albert Veliu, i njohur ndryshe si dëshmitari X në dosjen Babalja, ndodhet në Kosovë, ku ndodhet i arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit. Veliu u arrestua në fund të muajit maj në Kosovë bashkë me djalin e tij. Në dëshminë e tij para autoriteteve kosovare, Veliu ka thënë se nëse do kthehej në Shqipëri, kishte frikë se do vritej, prandaj sipas tij azili në Kosovë ishte rruga që kishte ndjekur.

Audio-përgjimi ku personazh kryesor ishte “vëllai” i ministrit Xhafaj, sipas pretendimeve të PD-së, prodhoi një debat të gjerë politik. Veliu akuzoi vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, si pjesë e trafikut të drogës.

Në audiopërgjimin Babalja, Albert Veliu pretendon ka komunikuar me vëllain e ministrit. Ministri Xhafaj dhe i vëllai kanë mohuar që zëri në audio të jetë i vërtetë, dhe se është e gjitha është një histori e sajuar.

Audiopërgjimi u dërgua për ekspertizë në Itali pak ditë pas publikimit.

Sipas Veliut, ai vendosi t’i bënte një provokim Agron Xhafës për shkak të inateve që kishte patur me të. Opozita kërkoi dorëheqjen e Xhafës, ndërkohë që prokuroria shqiptare ka hapur hetimet për dëshmi të rreme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Autogoli” vendos një rekord dhe konfirmohet mbreti i golave në Rusi
Previous article Italia “stacioni i preferuar” i shqiptarëve, lojtari kuqezi te ekipi i Serisë B

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT