Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon drejtësi mbi përgjimin e servirur nga Partia Demokratike ku pretendohet se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj fliste me një trafikant droge.
Ka qenë kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, i cili ka reaguar sërish lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama në mbledhjen e kaluar të grupit të PS, ku komentoi audiopërgjimin e publikuar nga PD.
Në një deklaratë për mediat, Vasili thotë se Rama mashtroi mbi këtë çështje.
“Kryeministri i cili ka bërtitur për drejtësi të re, kishte ndërmend vetëm stabilizimin e një reformë të errët në drejtësi, e cila i shërben vetëm, atij mbron vetëm atë, dhe është armike e qytetarëve të zakonshëm. Disa ditë më parë, për autodiopërgjimin, kryeministri tha se kishte kërkuar nga një agjenci për ekspertizë, duke deklaruar se materiali ishte jo autentik.
Por ka disa pyetje të mëdha, të cilat nuk janë tonat, por që gjithë opinioni publik, apo qytetarët shqiptarë i bëjnë.
Kush ia dha audiopërgjimin kryeministrit Rama, pasi atë e ka vetëm prokuroria?
Se dyti me ç’tagër e kërkoi kryeministri Rama që të bënte një verifikim të tillë, privatisht apo shtetërisht?
Pse kryeministri mashtroi për një çështje ku hetimi kish filluar nga prokuroria?”, tha deputeti Vasili.


