Një reagim dytësor ka ardhur nga ish-kreu i KQZ-së Denar Bibaj, ndërsa thekson edhe njëherë se gjithçka u sqarua duke komentuar edhe vendimin e GJEDNJ në Strasburg.
Një pjesë nga deklarata e Bibajt:
Më në fund Gjykata e Strasburgut ka pranuar dhe pohuar variantin tim të së vërtetës, ashtu sikurse edhe publiku të mësojë të gjithë këtë histori të plotë vetëm kur të dalë audiopërgjimi i saktë dhe tërësisht i plotë. Unë kam takuar një gjyqtar në GJEDNJ duke i kërkuar atij asistëncë për dijëninë e tij për një kërkesë të një shteti shqiptar, për të konkluduar afatet teksa qeveria shqiptare sapo ishte krijuar, ku mund të falimentonte dhe të vinte në vështirësi pozicionin e vendit. GJEDNJ pranon referimin e anëtarit të saj për një qasje të papërshtatëshme, jo ndikim por bisedë me qasje të papërshtatëshme. Me vjen keq që z.Bianku nuk më ndërpriti dhe të më thonte se duhet të ndryshoja mënyrën e bisedimit. Askush nuk ka guximin për të publikuar audion e plotë. Fakti që gjykata nuk reagoi atëherë, nuk mbajti asnjë lloj qëndrimi ndaj Shqipërisë tregon sesa i parëndësishme ishte kjo bisedë. Në asnjë lloj rrethane nuk ka qenë e atillë që të shqetësonte gjykatën, ajo u përdor vetëm për teatrin politik shqiptar. Kjo histori po shëndrrohet në shantazh në punën time te KQZ në prag të fushatës zë zgjedhjeve. Kam vendosur ti drejtohem me letër Presidentit të Gjykatës së të drejtave të njeriut dhe ti shpreh shqetësimin tim për manipulimin e kësaj situate dhe individë që punonin në atë gjykatë, apo struktura të gjykatës që kanë përgjuar pa asnjë lloj mandati dhe paralajmërimi. Jam i bindur se gjykata do të reagojë.


