• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AUDIO-PËRGJIMI/ Denar Biba replika në FB: Ledio Bianku s’hap më telefonin, jo më të flasë për “shantazhin”
Home
Sociale

AUDIO-PËRGJIMI/ Denar Biba replika në FB: Ledio Bianku s’hap më telefonin, jo më të flasë për “shantazhin”

30 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba tha sot se do ti drejtohet me një letër zyrtare Gjykatës së Strasburgut pasi pretendon të jetë përgjuar në mënyrë të paautorizuar brenda ambienteve të kafes së kësaj gjykate, duke lënë të kuptohet se ishte vetë gjyqtari Ledi Bianku ai që mund ta ketë bërë një gjë të tillë.

Por përveç kësaj, Biba ka vazhduar të flasë për çështjen e të sqarohet edhe në rrjetet sociale. Ai shpreh zhgënjimin pse njeriu që e konsideronte mik nuk ia hap telefonin dhe pse nuk del publikisht të pranojë nëse është shantazhuar.

“Kam një keqardhje dhe zhgënjim të madh që personi të cilin deri dje e konsideroja mik, megjithë kërkesën time të vazhdueshme, refuzon të më përgjigjet në telefon apo të dalë dhe të thotë pa ekuivok nëse i kam bërë shantazh apo jo dhe, nëse i kam bëre, pse dreqin nuk u ngrit nga tavolina e të më telendiste. Jo vetëm që ndejtëm e u fjalosëm, por jemi takuar e ndenjur e fjalosur edhe më pas. Termi i përdorur prej meje është tashmë për inerci të një historie shumëvjecare”.

Pas një audiopërgjimi të botuar në media, ishte Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ai që në një konferencë për mediat akuzoi nënkryetarin e KQZ-së Denar Biba, se shantazhoi gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku që ky i fundit të ndikonte tek kryetari i Gjykatës, Dean Spelmann, me qëllim që të ndihmonte qeverinë, kundër interesit të popullit shqiptar.

Sipas PD-së, Biba ka vepruar me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi. Çështja e pretenduar nga Partia Demokratike, ka lidhje me dosjet e dërguara nga ish-pronarët në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. PD pretendon se qeveria shqiptare kërkoi nëpërmjet ndikimit tek kryetari i Gjykatës, Dean Spelmann, që të gjitha rastet e dërguara nga Shqipëria që kishin lidhje me kthimin dhe kompesimin e pronave të pezulloheshin ose të shtyheshin, deri në miratimin e një ligji pasi vendimet e Strasburgut do të ndikonin tek gjykatat shqiptare duke e vendosur qeverinë shqiptare mbi barrën e dëmshpërblimit. Por, deri më tani, në akuzat e artikuluara nga PD dhe në audio-përgjimin e publikuar, nuk ka në asnjë rast një provë të qartë që të tregojë se nënkryetari i KQZ-së, kërcënon apo shantazhon Ledi Biankun për të ndikuar tek Spelmann.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VARREZAT MASIVE TË SHQIPTARËVE/ Serbia nuk lejon pllaka përkujtimore apo memoriale
Previous article SANDER "ngre" temperaturat/ Xhinse dhe TOPLESS, kështu shfaqet e dashura e...(FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT