• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Athina i dorëzon paktin Shkupit/ Kotzias e viziton pas disa ditësh
Home
Rajon

Athina i dorëzon paktin Shkupit/ Kotzias e viziton pas disa ditësh

19 March, 2018 F.autor Rajon

Athina ka hartuar dhe i ka dorëzuar disa ditë më parë Shkupit, një pakt me të gjitha propozimet e palës greke për sa i përket problemeve me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, si dhe një axhendë bashkëpunimi në të ardhmen që sjell përfitime për të dyja shtetet.

Këtë deklaratë e ka bërë disa orë më parë për mediet, nga Brukseli, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, që shkon në Shkup pas disa ditësh, pa dhënë hollësi të tjera.

Muajin e kaluar, ai kishte theksuar se pakti do të kishte 7 paragrafe për të gjithë spektrin e përdorimit në lidhje me emrin, një kapitull të veçantë për irredentizmin dhe ndryshimin e Kushtetutës së ish-Republikës Jugosllave. Gjithashtu, ai kishte deklaruar se për palën greke do të kishte rëndësi të veçantë një emër i përbërë në gjuhën sllave dhe i papërkthyer.

Ndërkohë që orët e fundit flitet gjithnjë e më shumë se, të dyja palët kanë rënë thuajse dakord për emrin “Gorna Makedonia”, ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos, megjithëse thotë se nuk do të prishë kurrë aleancën qeveritare, nuk pranon një emër që do të ketë termin “Maqedonia”.

“As e Veriut, as e Jugut, as e Lindjes dhe as e Perëndimit. Maqedonia është një dhe është greke. Kështu që presim nga Shkupi të bëjë disa ndryshime kushtetuese”, tha Panos Kammenos, ministër i Mbrojtjes.

Ndërkohë, kreu i Parlamentit grek, Nikos Voutsis ka deklaruar se shumë deputetë grekë kanë marrë letra ku kërcënohen me vdekje ose me burg të përjetshëm, nëse votojnë një emër me termin “Maqedoni”.

“Po tejkalohen caqet dhe nuk e kam fjalën vetëm për krerët e Agimit të Artë, por edhe për persona të tjerë në Greqi dhe në Europë, të cilët po zhvillojnë vitet e fundit teori, të cilat çojnë në adhurimin e nazistëve”, ka paralajmëruar kryeparlamentari grek.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Enca çmend rrjetin: Ngre bluzën dhe tregon mbathjet duke bërë twerk (VIDEO)
Previous article Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira tregon emrin e saj të vërtetë

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT