• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATORI NË ARRATI/ Drejtori i Burgjeve kujton komisarin e vrarë: I vendosur përballë krimit
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATORI NË ARRATI/ Drejtori i Burgjeve kujton komisarin e vrarë: I vendosur përballë krimit

27 December, 2019 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Agim Ismaili, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili është marrë në mbrojtje pas një telefonate kërcënuese, ka kujtuar sot mikun e tij dhe Dëshmorin e Atdheut, Ilir Ngresi. Komisar Ngresi është vrarë në një atentat të organizuar në vitin 2000.

Ismaili e kujton kolegun e tij si një njeri të vendosur dhe të paepur përballë krimit.

“Vitet ikin, por je e do jesh gjithmone mes nesh, ashtu i vendosur dhe i paepur përballë krimit dhe mik i mirë e i sigurtë në krah”, shkruan Ismaili.

Ilir Ngresi njihet si komisari që hapi dosjet e tmerrshme të Beratit, me serinë e vrasjeve të ndodhura në fund të viteve ’90. Ai u vra në një atentat në qytetin e lindjes, Vlorë, nga Kastriot Jaupi dhe Dritan Zhuka.

Por përpara se të vritej, Ngresi i kishte shpëtuar një tjetër atentati nga Lulzim Caka, i njohur si “i forti i Beratit”.

“Nuk do ta harroj kur atë fytyrë (Lul Cakës)”, ishte shprehur Ngresi pas atentatit në qafën e Koshovicës, në shtator të 2000.

Por Ilir Ngresi nuk arriti të shihte arrestimin dhe dënimin e Lul Cakës edhe për atentatin që i bëri atij, duke qëndruar 16 vite pas hekurave. Caka u lirua nga qelia në korrik të këtij viti, katër muaj përpara afatit, dhe për këtë arsye është shpallur sërish në kërkim.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANULIMI I TAKIMIT KURTI-THAÇI/ Presidenti: Të mos vonohet formimi i Qeverisë së re
Previous article DUHET TI KENI PARASYSH/ Gjërat që nuk duhet të bëni në takimin e parë, nëse nuk doni që të jetë i fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT