Shkëlzen Hasanpapajt nga Elbasani i njohur si atentatori i Florenc Çapajt i është gjetur një celular në qeli. Gjatë kontrollit në paraburgimin e 302 të riut iu gjet celulari që kishte fshehur, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.
Hasanpapaj tashmë do të merret i pandehur dhe do të gjykohet për akuzën e futjes së sendeve të ndaluara në burg. Shkëlzen Hasanpapaj është marrë i pandehur edhe për atentatin ndaj Florenc Çapajt në Elbasan. Pak ditë më parë ndaj Hasanpapajt prokuroria e Elbasanit kërkoi 22 vite burg.
/Shqiptarja.com


