• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI TEK ISH BLLOKU/ Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë: Dy persona të arrestuar, tre në kërkim
Home
Breaking News

ATENTATI TEK ISH BLLOKU/ Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë: Dy persona të arrestuar, tre në kërkim

5 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia jep informacione zyrtare për atë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e ish-bllokutku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë. Policia ka arrestuar dy nga të plagosurit, Ervis Martinaj, 36-vjeç dhe Eljon Hato, 28-vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim tre persona Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë, Fabjol Alushi, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Policia njofton se personat e përfshirë në këtë ngjarje, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi Fabjol Gaxha, dhe u plagosën shtetasit Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë zjarri tip “Glock”, 11 gëzhoja, 10 000 euro, tre automjete, aparate celular.

Deklarata zyrtare e policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, u plagosën me armë zjarri shtetasit Ervis Martinas, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha, 28 vjeç.

Arrestohen në flagrancë dy të plagosurit dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri “Glock”, gëzhoja, shumë në euro, automjete e aparate celular.

Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë
– Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
– E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë

– F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë
– M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– armë zjarri tip “Glock”
– 11 gëzhoja
– 10 000 euro
– tre automjete
– aparate celular

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Unë jam natyralisht kështu pa filtra"/ Ori Nebiaj ironizon keq femrat me botoks (FOTO)
Previous article ATENTATI TEK ISH BLLOKU/ Reagon Ministri Xhafaj: Në ditët në vijim do të shihni...

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT