Zbulohen të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në kryeqytet ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur tre të tjerë.
“Molla e sherrit’” ka qenë një këngëtare shumë e njohur shqiptare, Elvana Gjata. Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.
Bëhet me dije se Fabiol Gaxha ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata. Këngëtarja ndodhej në lokal në momentin e vrasjes.
Elvana Gjata ka qenë në polici deri mëngjesin e sotëm ku ka dhënë shpjegimet e saj mbi ngjarjen.
Prokuroria pritet që të marrë në pyetje dhe këngëtaren e njohur për të zbuluar nëse ngjarja është vetëm për sherrin e çastit apo ka një prapaskenë për konflikte të mëparshme.
Ajo ka dhënë në polici dëshminë e saj, ndërsa thueht se këngëtarja ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.


