Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sherrin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e ish-bllokut, por që përfundoi me një viktimë dhe disa të plagosur. Sipas burimeve nga policia sherri ka nisur si një sqarim, pasi një prej të plagosurve kishte ngacmuar Elvana Gjatën.
Më i revoltuari gjatë debatit, ishte viktima Fabiol Gaxha, i cili ndërhynte më shpesh dhe më pas ka nxjerrë armën për të qëlluar.
Por sipas të njëjtave burime, ka qenë autori që tashmë është identifikuar nga policia si shtetasi E.M. 31-vjeç, që ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur.
Autori mësohet se është një mik i të dashurit të Elvanës, prandaj dhe ka ndërhyrë në debatin që përfundoi një tragjedi.
Duke qenë se këngëtarja e njohur dyshohet se është shkak për këtë ngjarje, policia mësohet se e ka marrë në pyetje.
Policia ende nuk ka konfirmuar arsyen për të cilën ka marrë në pyetje Elvana Gjatën, por burime bëjnë me dije se ajo të pyetet si një person që ka dijeni për ngjarjen.


