Gazetari investigativ, Artan Hoxha zbardhi detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në ish-Bllok. Sipas tij, ka pasur reagim të shpejtë si nga policia dhe nga prokuroria dhe janë identifikuar autorët, persona të shpallur në kërkim.
Personi që ka qëlluar është pjesëtar i forcave Komando. Qitjet e tij ndaj të tjerëve janë të gjitha në kokë dhe në gjoks. I vdekuri Fabjol Gaxhaj ka dëmtime në kokë, po ashtu edhe Ervis Martinaj është goditur në qafë. I plagosuri tjetër Eljon Hato është nga Shkodra vazhdon të jetë në gjendje të rëndë me 1 plumb në kokë. Ai ka qëlluar jo më shumë se 10 herë me pistoletën Glock që ka19 fishike. Ajo që dihet është se qitjet janë bërë nga një dorë e stërvitur, nga një qitës që e ka instikt të shtënën me armë. Prandaj edhe goditjet e tij janë në kokë dhe në gjoks. Komando deri dje ka qenë në shërbim sot është kërkim.
Artan Hoxha


