Dalin detaje te reja per shperthimin e automjetit prane Kopshtit Botanik ne Tirane. Nga hetimet e para, rezulton se mjeti qe shpertheu eshte tip “Passat” me targa AA 946 EE.
Ai është hedhur në erë me eksploziv pranë Kopshtit Botanik në Tiranë. Pas hetimeve te para policia ben me dije se mjetit i ishte vendosur rreth 200 gr tritol.
Nderkohe, “News24” raporton se pronari i mjetit është biznesmen. Ai ka një firmë inertesh dhe sipas informacioneve eshte Ndok Rajta, person i cili nuk ka pasur precedent te me parshem penal. Pronar është duke u marrë në pyetje nga policia për të sqaruar situatën.
Shperthimi ka qene shume i fuqishem, por per fat nuk ka persona të lënduar pasi automjeti në momentin e shpërthimit ka qenë në parkim.
Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, ka vendosur perimetrin e sigurise dhe ka nisur hetimet.
Njoftim i policisë
Me datë 30.11.2017, rreth orës 09:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek Liqeni artificial ka shpërthyer një mjet. Menjehër në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Tek Liqeni artificial, në rrugën dytësore ka shpërthyer një mjet i parkuar me targë AA946EF tip Volkswagen, në pronësi të shtetasit Ndok Rajka, 42 vjeç, administrator i një firme inertesh. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





