Durrësi u trondit nga një vrasje tipike mafioze, para dy ditësh që përfundoi me dy viktima.
U gjetën brenda një makine tip Audi në zonën e plazhit. Pak minuta më vonë, u gjet dhe një makinë e djegur në varrezat e Shën Vlashit, për të cilën autoritetet besojnë se ka lidhje me ngjarjen.
Nga atentati, viktima është identifikuar me emrin Edison Harizaj, 39 vjeç nga qyteti i Vlorës, ndërsa i plagosuri, Genci Caci 33-vjeç , që ka ndërruar jete para pak minutash.
Harizaj, i cili ishte edhe miku i Emiljano Shullazit u ekzekutua në lagjen 13 të Durresit, teksa ai dhe shoku i tij Caca po udhëtonin nga Tirana në drejtim të Vlorës. Por ngjarja e ndodhur mbrëmë nuk është një ngjarje e rastësishme por një ngjarje e cila vjen si pasojë e aktivitetit që ushtrojnë këto grupe kriminale.
Por këto ngjarje kanë lidhje me krimet e ndodhura vite më pare të cilat lidhen me me emrin e dajos së Edison Harizaj I cili ishte pjesë e bandës e cila ishte në luftë me bandë e Lul Berishës. Viktor Ymeri dajo i Edison Harizaj I cili ishte pjesë e bandës së Lul Berishës. Ai operonte në vitet 1998-2000 ku kishte kryer një sër krimesh si vjedhje, vrasje edhe kërcënime.
Viktor Ymeri icili ishte dënuar nga gjykata e me burgim të përjetshëm. Kjo është edhe lidhja pse Edisom Harizaj fshihej në Durrës. Konflikti I kahershëm I cili lidhet me emrin e Erjon Lames i Ekzekutuar nga banda e Lul Berishë. Janë një seri ngjarjesh të cilat ende policia po I heton ku pika më e rëndësishme është ajo e hakmarrjes.
/AlpeNews.al