• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Atentati i paralajmëruar, fijet që lidhin Ines Hajrudhën me dy vrasje të tjera
Home
Breaking News

Atentati i paralajmëruar, fijet që lidhin Ines Hajrudhën me dy vrasje të tjera

28 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Atentati me tritol që tronditi Vlorën tre ditë më parë është një ngjarje e paralajmëruar. Nëse rikthehesh pas në kohë tek disa ngjarje të tjera kriminale, zbulon fijet që lidhin 25-vjeçarin Ines Hajrudha me viktimat e atyre ngjarjeve. Lapsi.al mëson se në muajin korrik të këtij viti, Ines Hajrudhës iu vra në Lungomare kushëriri i tij. Është fjala për Renato Omerin, i cili u qëllua me pistoletë para një lokali teksa po lëvizte me biçikletë. 37-vjeçari mbeti i vdekur në vend. Autori i krimit u largua drejt Ujit të Ftohtë, i ndihmuar edhe nga persona të tjerë. Ngjarja nuk është zbardhur ende.

Dy vjet më parë në Durrës në një tjetër atentat mafioz mbetën të vrarë dy persona; Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj. Ky i fundit ishte nga Vlora dhe sërish kushëriri i Ines Hajrudhës. Dëshmitarë të ngjarjes thanë se makina u qëllua në lëvizje me breshëri armësh. Shkaqet e atentatit mbetën të panjohura. Duket se edhe atentati i Vlorës me tritol ndaj Ines Hajrudhës ka lidhje me dy ngjarjet e mëparshme kriminale, ku mbetën të vrarë kushërinjtë e tij, Renato Omeri dhe Endri Caushaj.

Ndonëse hetimet nuk kanë përfunduar ende, dyshimet janë se kemi të bëjmë me të njëjtën dorë në të tre atentatet. Atentati me 300 gramë tritol e la të gjymtuar 25-vjeçarin Ines Hajrudha, ndonëse synimi ishte që ai të eleminohej fizikisht. I riu biznesmen dhe me precedentë të mëparshëm penalë,  ka humbur të dy këmbët dhe ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore. Deri më tani policia s’ka asnjë të arrestuar për atentatin mafioz. LAPSI.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tashmë është zyrtare/ Çifti i showbizit është ndarë, nuk e ndjekin më...
Previous article Njihuni me 11 vjeçaren e cila fitoi 25 mijë dollarë me shpikjen e saj

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT