• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË VLORË/ Si i shpëtoi plumbave në market 36-vjeçari. Konfliktet e vjetra një nga pistat e hetimit
Home
Breaking News

ATENTATI NË VLORË/ Si i shpëtoi plumbave në market 36-vjeçari. Konfliktet e vjetra një nga pistat e hetimit

6 January, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Atentati me armë zjarri mbrëmjen e të mërkurës në Vlorë, ku mbeti i plagosur 36-vjeçari Diego Hanaj, vijon të mbetet mister. Këtë të enjte, policia ka shoqëruar në komisariat tetë persona që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje. Një ditë pas plagosjes, është gjetur një makinë e djegur në fshatin Trevllazër, që dyshohet se iu përket autorëve.

Dinamika e ngjarjes

Pak para se të qëllohej, Hanaj ka qenë duke pirë kafe, ku një automjet i dyshuar “Audi” e ka pritur tek hyrja e pallatit të tij në lagjen “Pavarësia”.

Sapo Hanaj po shkonte për në banesë, nga automjeti janë ulur xhamat, është nxjerrë një armë e llojit pistoletë dhe është qëlluar drejt tij. Shënjestra i ka vënë re atentatorët dhe ka filluar të vrapojë tek një market pak metra më tutje.

Në drejtim të tij dyshohet të jetë qëlluar rreth pesë herë me pistoletë. Një plumb e ka kapur në dorë, një tjetër ka rënë në xhamat e një ndërtese, ndërsa një plumb tek xhami i marketit. Në momentin që 36-vjeçari ka hyrë brenda për t’u fshehur, vrasësit janë larguar.

Kamerat e marketit kanë fiksuar momentin ku Hanaj vrapon në drejtim të tij, por pa fiksuar automjetin, i cili besohet se është larguar drejt rrugës Transballkanike për të pasur mundësi të humbasë gjurmët dhe t’i shpëtojë policisë.

Hanaj është dërguar në spital nga persona që ishin aty pranë, teksa edhe policia është lajmëruar nga banorë të lagjes të terrorizuar për ngjarjen.

Pistat e hetimit

Në dëshminë e tij të parë në polici, Hanaj ka treguar se s’ka mundur t’i njohë autorët. Mësohet se dy janë pista kryesore, ku po heton policia në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, që tronditi sërish Vlorën.

I plagosuri është kunati i vëllezërve Brahimaj (Isuf Brahimaj, u ekzekutua me shpërthim eksplozivi në vitin 2014 në Vlorë). Ai i kishte shpëtuar një tentative të mëparshme për ta ekzekutuar.

Lënda shpërthyese ishte vendosur në automjetin e markës “Mitsubishi”. Bajramaj, mbeti i vdekur në vend, ndërsa një vajzë mbeti e plagosur rëndë dhe mori djegie të shkallës së tretë nga zjarri i shkaktuar në makinë.

Ndërsa pista e dytë, ka të bëjë me babain e Hanajt, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në një vrasje në rrethana familjare disa vite më parë.(SI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRHAPJA E VARIANTIT TË RI/ Omicron shtyn ceremoninë e çmimeve Grammy
Previous article "KËTU JE NË SHQIPËRI"/ Një shqiptar dhe një serb përleshen fizikisht në kufi (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT