Është gjendur ditën e sotme në fshatin Trevllazër makina e djegur e autorëve të cilët kanë tentuar të ekzekutojnë Diego Hanaj në Vlorë.
Kujtojmë se Hanaj ka qenë duke pirë kafe disa minuta përpara ngjarjes, teksa një automjet i dyshuar Audi e ka pritur te hyrja e pallatit të tij në lagjen ‘Pavarësia’.
Sapo Hanaj po shkonte për në banesë, nga automjeti janë ulur xhamat është nxjerrë një armë dhe është qëlluar drejt tij. Fatmirësisht Hanaj e ka vënë re armën dhe ka filluar të vrapojë deri tek marketi pak metra më tutje. Në drejtim të tij mendohet të jetë shtënë rreth pesë herë.
Policia ka sekuestruar 6 kamera sigurie ku mendohet se kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe mund të zbardh autorët dhe dinamikën e atentatit. Gjithashtu janë shoqëruar 8 persona gjatë mbrëmjes së djeshme që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje.
Një ditë më pas ajo që ka mbetur në vendngjarja janë dsa njolla gjaku dhe xhani I thyer I dyqanit nga breshëria e plumbave.


