• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË VLORË/ Eksperti i kriminalistikës: Krimet kanë lidhje me njëra-tjetrën, ja pse i kryejnë vrasjet në mbikalime apo nënkalime
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NË VLORË/ Eksperti i kriminalistikës: Krimet kanë lidhje me njëra-tjetrën, ja pse i kryejnë vrasjet në mbikalime apo nënkalime

19 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa, ka folur ditën e sotme në një emision televiziv, në lidhje me atentatet që po ndodhin ditët e fundit në vend. Softa tha se atentati me dy të vrarë në Vlorë është i mirëorganizuar dhe i ngjashëm erdhe me krimet e mëparshme të ndodhur në vend, të cilat ende nuk kanë një autor.

Ai tha gjithashtu se këto krime janë të frikshme, pasi aksionet e grupeve kriminale janë të qeta dhe të mirë organizuara.

‘Janë atentate të mirë organizuara dhe nga eksperienca dhe analiza na bëjnë të mendojmë se kanë lidhje me njëra-tjetrën. Është një hipotezë e cila të jep mundësinë pasi ngjasojnë të gjitha aksionet ose vrasjet mafioze ngjasojnë me njëra tjetrën. Të gjitha kenë në thelb, një targë të vjedhur, një makinë të vjedhur, kanë përdorimin e armëve të asgjësimit masiv siç është kallashnikovi. Presin në qetësi deri sa te eliminojnë objektivin. Vijnë paralel me mjetet dhe largohen pa u ndeshur nga asnjë patrullë policie. E çuditshme është si është komunikimi ndërmjet tyre, me anë të rrjeteve sociale, me anë të aplikacioneve. Është një situatë që përsëritet duket sikur ka krijuar një lloj monotonie ku një shoqëri po jeton me këtë lloj krimi. Është një krimi i frikshëm, pasi aksionet e tyre janë profesionale, të qeta dhe duken të mirë organizuara. Fakti që kanë një organizim të tillë krimi është i organizuar dhe mund të ketë edhe vrasës me pagesë. Armët janë kudo, kallashnikovët vazhdojnë të jenë në territori. Nga një operacion i policisë së Tiranës u zbuluan sërish baza ku modifikohen armë.’- u shpreh Softa.

Softa u ndal të komentoje edhe vendet ku ndodhin krimet, ku deklaroi se autorët gjejnë nënkalime apo mbikalime, në mënyrë që të arratisen, sipas tij kjo ngre dyshime se këto grupe lëvizin të armatosur dhe ndjekin gjatë gjithë kohës shënjestrën, deri në momentin kur do të kryejnë ekzekutimin.

‘Ngjashmëria me ngjarjen është se në dy rastet janë përdorur mbikalimet dhe nën kalimet në mënyrë të tillë që mos të hyjë në autostradë, por të largohet në rrugë të tjera. Këto kanë lëvizur me armë dhe sofistikime të tilla, duke e ndjekur gjatë gjithë kohës deri kur do të kryejnë ekzekutimin, pra lëvizin të armatosur dhe tregon se janë grupe që nuk kanë frikë burgun. Më shumë frikë kanë të mbrojnë kapitalin e tyre apo konkurrencës mes grupeve. Krimi është më i qetë me lëvizjet e tij, prandaj duhet të bëhet një analizë. Janë disa organizata të cila luftën e tyre e kanë për të kontrolluar territorin. Mosha e re që marrin pjesë dhe frika që këta grupe mund të përbëjnë bazë trashëgimie.’- tha Softa.

Atentati me dy të vrarë ndodhi mëngjesin e enjtes rreth orës 09:50 në dalje të fshatit Panaja. Të paktën tre persona morën pjesë fizikisht në ekzekutimin e 34-vjeçarit Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena. Mbi 60 plumba u qitën në drejtim të mjetit të tyre që përfundoi në kanal. Pas ngjarjes autorët ende të pa identifikuar u larguan në rrugën Levan Tepelenë dhe në afërsi të fshatit Çerven dogjën mjetin “BMË” brenda të cilit u gjetën 3 kallashnikovë. Pista kryesore ku po dyshon policia është hakmarrja për një ‘sherr banal’ për kalin pothuajse fiks 3 vite më parë që i mori jetën Arben Beqirajt në Vlorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 27 MILIONË EURO HUMBJE NGA MERKATOJA/ Milani po mundohet të ruajë…
Previous article NDODH EDHE KJO! Gjyshja 81-vjeçare kapet në aeroport me pesë kg heroinë në valixhe

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT