• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË VLORË/ Detajet e REJA: Biznesmeni Alushaj po hapte THEMELET për pallat. Ja pistat e hetimit
Home
Breaking News

ATENTATI NË VLORË/ Detajet e REJA: Biznesmeni Alushaj po hapte THEMELET për pallat. Ja pistat e hetimit

24 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga atentati me eksploziv që iu bë Agron Alushajt, biznesmen në fushën e guroreve në Vlorë, i cili ka pësuar dëmtime të rënda në të dyja këmbët nga sasia e konsiderueshme tritolit që i ishte vendosur në automjetin e tij mbrëmjen e djeshme. Sasia e eksplozivit ishte vendosur brenda makinës së tij tip “Benz”, dhe nga shpërthimi Alushaj dhe automjeti kanë pësuar dëmtime të shumta. Alushaj ka qënë i vetëm në makinë. Kanë qënë kalimtarët e rastit ata që i kanë dhënë ndihmën e parë duke e transporrtuar në spital rajonal të Vlorës, ku pritet që Alushaj të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar. Prokurori dhe policia e Vlorës kanë nisur hetimet për këtë ngjarje kriminale, ndërkohë që pista kryesore ku po hetohet është ajo e konflikteve për shkak të konkurencës që mund të ketë pasur biznesmeni Agron Alushaj.

Agron Alushaj po hapte themelet e një pallati
Biznesmeni ka qënë në ambjentet e një kafenejë në hyrje të Vlorës ku pasi ka pirë kafe, ka dalë nga lokali dhe është drejtuar drejt makinës së tij të parkuar afër lokalit. Por vetëm pak metra kishte që po lëvizte me makinë, kur ka ndodhur dhe shpërthimi. Një burim pranë prokurorisë tha për “Shqiptarja.com” se shpërthimi mund të jetë aktivizuar nga distanca e afërt, pasi autorët mund ta kenë mbajtur në vëzhgim objektivin e tyre. Agron Alushaj, nga verifikimet e kryera rezulton se nuk ka pasur probleme me ligjin apo të jetë përfshirë në aktivitete kriminale. Policia dhe prokuroria e Vlorës janë duke hetuar në pistën e konkurencës, pasi kohët e fundit i dëmtuari Agron Alushaj, ishte në hapat e para të ndërtimit të një pallati në Vlorë. Sipas të dhënave, Alushaj ka mundur që të hapë gropën për ndërtimin e themeleve dhe se objekti është në ndërtim e sipër. Ndërtimi i këtij pallati është në verifikim e sipër nga prokuroria, e cila shpreson se i dëmtuari mund të ketë pasur konflikte me pronarët e tokës apo me bashkëpuntorët e tij në këtë drejtim.

Gurorja në Drashovcië
Agron Alushaj, rezulton të jetë dhe pronari i një guroreje në Vlorë, pikërisht në zonën e Drashovicës. Sipas prokurorisë dhe policisë së Vlorës, në lupën e hetimit janë tregtimi i granilit dhe detyrimet financiare që persona të ndryshëm mund ti kenë pasur. Deri në këto momente nga policia e Vlorës janë shoqëruar disa persona, por pas marjes në pyetje të tyre sërisht ata janë lënë të lirë. Ditën e sotme pritet të japi shpjegime dhe objektivi i këtij atentati me tritol, biznesmeni Agron Alushaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVEHSJA ME BE-në/ Një ekip ëndërrimtar në luftën kundër Brexit-it
Previous article ÇFARË NDRYSHIMI DRASTIK/ Kida bëhet BJONDE dhe FANSAT nuk po e njohin më (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT