• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË VLORË/ Bëmat e Eduartit që VRAU pronarin e lokalit, nga plagosja në 2005 deri te përplasja me…
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NË VLORË/ Bëmat e Eduartit që VRAU pronarin e lokalit, nga plagosja në 2005 deri te përplasja me…

5 August, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Eduart Xhezo është 34 vjeçari nga Vlora, i cili ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri Arben Beqirajn. Beqiraj ndërroi jetë mëngjesin e sotshëm, ndërsa Xhezoplagosi të birin e Arbenit dhe një person tjetër.

Ngjarja ndodhi në afërsi të lokalit të Arbenit, buzë detit dhe shkaktoi panik tek pushuesit.

Policia është vënë në kërkim të Eduartit, i cili rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Ai është një emër i dëgjuar për blutë e qytetit bregdetar, për shkak të një konflikti të ndodhur në vitin 2005.

Në dhjetor të vitit 2005, Xhezo është konfliktuar me Klodian Ramën, një tregtar në qytetin e Vlorës dhe e ka qëlluar atë me gurin e kandarit, duke i shkaktuar plagë në kokë.

Mirëpo, si të mos mjaftonte me kaq, më tej ai ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj furgonit tip Sprinter të vëllait të Klodianit, i cili kishte shkuar bashkë me një shokun e tij, Bledar Mustafaraj, për të sqaruar ngjarjen.

Si pasojë e breshërive të lëshuara nga automatiku i Eduartit, në atë kohë 20 vjeç, ngeli i plagosur Bledar Mustafaraj.

VRAU PRONARIN E LOKALIT

Plagosja në 2005 e bërë nga Eduart Xhezos

Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Vlorës në atë kohë, gjithçka e ka zanafillën më 9 dhjetor të vitit 2005. Mëngjesin e asaj dite lindi një konflikt mes Klodian Rama dhe Eduart Xhezos (i cili zotëronte një magazinë në tregun e fruta-perimeve).

Shkak banal për këtë ishte fakti që Rama i kishte thënë të atit se nuk mund të blinin mall me çmimin e ofruar nga Xhezo. Pas kësaj janë këmbyer fjalë fyese dhe Xhezo ka qëlluar me gurin e peshës në kokë shtetasin Klodian Rama. I lënduari i është drejtuar spitalit ku ka marrë edhe mjekimin. Por gjërat nuk kanë marrë fund me kaq.

Dy orë më pas, vëllai i Klodianit, Kreshniku, duke lëvizur me një furgon sprinter me ngjyrë të bardhë në të cilin ndodhej edhe shoku i tij Bledar Mustafaj, ka ndaluar në tregun e fruta-perimeve. Pa zbritur ende ata kanë dëgjuar një breshëri automatiku.

Kreshnik Rama ka parë se po qëllohej nga Eduart Xhezo. Ata kanë qëndruar në automjet deri në momentin e ndalimit të të shtënave e më pas kanë shkuar në spital, pasi Bledar Mustafaj ishte plagosur në këmbë.

Pas kësaj ngjarjeje Xhezo, atëherë 20-vjeçar, është larguar dhe hetimet janë zhvilluar në mungesë të tij, nga ku ka rezultuar se i riu ka qëlluar me kallashnikov. Sipas togave të zeza, qëllimi i goditjes së dy të rinjve ka qenë vrasja e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “5000 EURO SE TË VRAS"/ Kanos biznesmenin me thikë, pranga korçarit
Previous article PRAPASKENA BARCELONA-GRIEZMANN/ Drejtuesit e Atleticos kanë në dorë provën që fundos "katalanasit"

k.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet shefi i laboratorit shkencor të policisë, Fatjon Kalluci dhe administratori i Agroturizmit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani Aktualitet

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet shefi i laboratorit shkencor të policisë, Fatjon Kalluci dhe administratori i Agroturizmit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale Aktualitet

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË/ Makina përplaset me motomjetin në Don Bosko, humb jetën 64-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË/ Makina përplaset me motomjetin në Don Bosko, humb jetën 64-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT