Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku si pasojë e një atentati mbeti I vdekur 50 vjeçari Arben Bilali.
Mësohet se viktimës i janë vrarë më parë edhe dy vëllezër, Bujar Bilali në 1998 dhe Leonard Bilali në 2010, e cila duket si një kalvar pambarim vuajtjesh në familjen Bilali.
Krimi I sotëm I mori jetën Arbenit, me detyrë ish efektiv policie I cili mësohet se prej vitesh qendronte I ngujuar.
Kjo edhe për shkak se për vrasjen e vëlllezërve nuk ka asnjë të dënuar dhe si rrjedhojë autorët janë të lirë.
Shtëpia e Arben Bilalit mësohet të ketë kamera në çdo cep të shtëpisë që pritet ti ndihmojnë edhe hetimeve.
Pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes.
/AlpeNews.al


