Një makinë është duke u djegur në këto këto momente në fshatin Prezë e Vogël, në periferi të Tiranës.
Paraprakisht, dyshohet se makina është e personave që kanë vrarë mbrëmjen e sotme Hekuran Billën, në orën 22.00 në mes të Komunës së Parisit. Neësbomb.al, mëson se vrasësi ka qenë i maskuar me kapuç të zi.
Ndërkohë, nga pamjet nga vendngjarja shihet se makina tip BMW X6 me të cilën udhëtonte viktima Hekuran Billa ëhstë bërë shoshë nga plumbat. Vetëm në xhamin anësor të derës së shoferit numërohen të paktën tetë vrima plumbi.
Zona është blinduar nga Policia, ndërsa ekspertët e kriminalistikës po hetojnë për të gjetur sa më shumë prova që të çojnë në kapjen e autorëve. Nga mënyra e organizimit të atentatit, autorët janë siguruar që ai të mos dështojë dhe njëkohësisht të mos linin prova në vendngjarje.
Sipas kërkimeve të newsbomb.al, viktima i atentatit të sotëm ka vrarë disa vite më parë shtetasin Prel Marku, 22 vjeç, me plumb në kokë, në një klub nate në Angli dhe ka plagosur dy persona që ndodheshin aty rastësisht. Në 2006 Hekuran Billa ka qenë 26 vjeç.


