Nje i vrare dhe nje i plagosur pas nje atentati me arme zjarri ne Shkoder. Sipas te dhenave te para mesohet se ngjarja ka ndodhur ne lagjen Rus te ketij qyteti.
“Panorama” meson se viktima eshte identifkuar si Fatos Ferracaku, nderkohe qe i plagosur ka mbetur nje shtetas identifikuar me emrin Fatmir Mehaj.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se autore kane qene persona ende te paidentifikuar, te maskuar, qe kane hapur zjarr nga nje motor.
Viktima eshte qelluar me plumb ne koke dhe skena e tmerrshme ka ndodhur ne nje zone te populluar me shume njerez. Mesohet se viktima merrej me tregtine e peshkut.
Policia e mberritur ne vendin e ngjarjes ka nisur menjehere hetimet per zbardhjen e saj dhe identifikimin e autoreve.
Vetem pak pas krimit, në zonën e Livadhes është gjetur një motocikletë e djegur, qe policia thote se eshte i autoreve.
Njoftimi i Policise
Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.
Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.
Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefojnë falas në nr 112!





