Ishin ulur duke pirë kafe por janë qëlluar me bresheri armësh, njeri ka vdekur i qlluar me plumb në kokë dhe një tjetër është plagosur.
Detaje të reja kanë dalë nga atentati mafioz në Shkodër ku në lagjen ‘Rus’ mbeti i vrarë Fatos Ferracaku, 31, vjeç dhe u plagos Fatmir Mehja pasi dy persona u afruan me motor dhe qëlluan 8 herë në drejtim të tyre.
Mesohte nga burime se autori ka zbritur nga motori dhe ka qëlluar Ferracakun në kokë, ndërsa Fatmir Mehaj ka ndërhyrë, por autori e ka qëlluar në këmbë duke e lënë të plagosur.
Ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në Shkodër, ku ka mbetur i vrarë shtetasi biznesmeni Fatos Ferracaku, 31-vjeç dhe u plagos Fatmir Mehja.
Mësohet se dy persona kanë qenë autorë të ngjarjes, të cilët udhëtonin me një motor.
Sipas raportimeve të dëshmitarëve në vendngjarje dhe policisë lokale, kanë qënë dy persona të maskuar që lëviznin me një motorçikletë që qëlluan në drejtim të 31 vjeçarit, ku plumbat më pas kapën edhe tregtarin e peshkut, pasi të dy po qëndronin me njëri tjetrin.
Plumbat e kapën në kokë, gjoks dhe këmbë 31 vjeçarin që rezultuan edhe fatal për të, pasi humbi jetën në spital, ndërsa shtetasi tjetër ndodhet jashtë rreziku për jetën, pasi plumbat e goditën në pjesën e legenit dhe kofshë. Autorët kanë shpejtuar të ikin nga vendi i ngjarjes dhe disa metra më tutje, në zonën e njohur si Livadhe kanë djegur motorrin me të cilin lëviznin dhe janë larguar në drejtim të paditur.
Policia bëri shoqërimin në komisariat të disa tregtarëve që rezultojnë dëshmitarë okularë, ndërsa në ndihmë pritet ti vijnë edhe kamerat e sigurisë të subjekteve përreth.
Viktima rezulton kushëri i Arjan Ferracakut, i vrarë pak muaj më parë në zonën e Livadheve në Shkoder, ngjarje për të cilën policia nuk ka ende autor të dyshuar.
Të paqarta mbeten shkaqet e kësaj ngjarje të radhës që trondit kryeqendrën e veriut, duke rënduar bilancin e vrasjeve dhe plagosjeve pa autor.
Fatos Ferracaku tregtonte peshk në markatën në lagjen rus, dhe dyshohet se ka qenë objektiv i këtij atentati.
Policia thotë se janë ngritur pika kontrolli në disa nga lagjet e qytetit. FNSH ka mbërritur pak minuta më parë në lagjen Kiras, ku po bëhen kontrolle.
Te dy viktimat e sotme kanë qenë tregtarë peshku në qytetin verior i cli është tronditur shumë kohët e fundit nga krime të rënda.




